Analizë/ I pezulluan dhe pastaj i shpërblyen, dënimi i dytë do të ishte… absurd

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 16, 2018 | 16:58

Analizë/ I pezulluan dhe pastaj i shpërblyen, dënimi i dytë do të ishte… absurd

UEFA e pezulloi Skënderbeun dy vite më parë, duke mos i lejuar të merrte pjesë në Ligën e Kampioneve. Asokohe vendimi u argumentua se kishte dyshime të forta për manipulime ndeshjesh. Pati shumë nga ata që këtë pezullim e cilësuan edhe dënim.

skenderbeu

I tillë ishte në vetvete, pasi mospjesëmarrja në Europë i privoi 7 herë kampionët e Shqipërisë nga shuma të mëdha parash, u cenoi imazhin, nuk u dha mundësinë të përfitonin nga reklamat dhe sposnorë të ndryshëm, iu hoqi mundësinë edhe të reklamonte futbollistët e rinj në Europë për t’u rritur atyre vlerën dhe për të përfituar sa më shumë.

Pra, “pezullimi” në vetvete ishte një dënim shumë i rëndë për korçarët. Po çfarë ndodh tani? Pse UEFA kërkon një tjetër dënim për Skënderbeun? Le t’i marrim gjërat me radhë…

– Së pari, termi “pezullim” lë të kuptohet se nuk kemi të bëjmë me një vendim përfundimtar. Ndaj qartazi hetimi për Skënderbeun ka vazhduar edhe pas pezullimi në verën e vitit 2016 dhe tani oficerët e Disiplinës dhe Etikës kërkojnë që dënimi të jetë me 10 vite përjashtim nga Kupat e Europës dhe 1 milion euro gjobë.

Skenderbeu-Dinamo

– Së dyti, është gati absurde që UEFA e pezullon një klub të mos marrë pjesë për një vit në kompeticionet e saj dhe një vit më pas jo vetëm që e lejon, por për shkak të arritjeve sportive të kësaj skuadre në Ligën e Europës, UEFA edhe e shpërblen me shumë të mëdha financiare që i kalojnë 3 milionë euro. Nuk mbaron këtu…

skenderbeu

Po, sepse pas kësaj arritjeje të sezonit 2017-2018, ku Skënderbeu shkoi deri në fazën e grupeve, tani po UEFA kërkon një dënim tjetër. Natyrisht, justifikimi për këtë kërkesë mund të jetë fakti që Skënderbeu ka qenë nën hetim, por a ka kuptim që një klub, në fillim e dënon, pastaj e rikthen në gjirin tënd dhe e shpërblen për arritjet që bën dhe papritur kërkon ta dënosh sërish për të njëjtën dosje që ke pasur më parë? Kjo po që hap shumë diskutim…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"