Anësori Rejdi Avdo meriton notën 10, të tjerët duhet të ndjekin shembullin e tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2018 | 22:25

Anësori Rejdi Avdo meriton notën 10, të tjerët duhet të ndjekin shembullin e tij

ARSEN HOXHA

arsen hoxha
Në dy sezonet e fundit, ekipi i Flamurtarit dhe Partizanit kanë qenë dy më të penalizuarit nga gabimet e arbitrave. Kanë qenë aq shumë sa me të drejtë mjaft sportdashësve u ka ardhur shumë keq për këtë realitet të hidhur. Por, ata që e njohin mirë psikologjinë e sportdashësit vlonjat, shkodran, ekipeve të kryeqytetit apo dhe mjaft ekipeve të tjera me një nivel të lartë kulturoro-sportiv, e dinë mirë se sportdashësit kur qetësohen, nuk u parapëlqejnë as të penalizohen dhe as të favorizohen nga vendimet e arbitrave.

36792794_10216790843230448_1176442802809077760_nRejdi Avdo
Ata gjithmonë kanë qenë në gjendje që ta dallojnë gabimin njerëzor të arbitrit nga ai i paramenduari. Duke qenë se këto ditë, për golin e anuluar në ndeshjen Skënderbeu-Flamurtari, janë dhënë disa mendime kontradiktore dhe jo të bazuara në rregullat e lojës, të cilat nuk ndihmojnë në arritjen e një gjykimi të unifikuar, po përpiqem të sqaroj disa momente për të thënë se vendimi i asistentit Rejdi Avdo ishte i drejtë. Këto janë:

1– Lojtari sulmues që shënoi golin është duke shkuar në drejtim të lojtarit mbrojtës që merr në zotërim topin, pra është duke shkuar në drejtim të topit. (Shiko foto nr.1.)

foto1

2- Në momentin që mbrojtësi dërgon topin në drejtim të tij, ai bërrylin e afron ngjitur me trupin. Pra, deri këtu çdo gjë është në rregull. (Shiko foto nr.2)

foto2

3– Kur topi i afrohet, lojtari sulmues e largon bërrylin nga trupi dhe në mënyrë të vullnetshme realizon goditjen e tij të maskuar, duke e nxjerrë topin në pozicionin e duhur për të shënuar golin. (Shiko foto nr.3) Në këto rrethana vendimi i asistentit Rejdi Avdo është tepër profesional. Absolutisht nuk do të gabohesha nëse do të thosha se ai meriton notën 10. Vend për diskutim lënë edhe mendimet se asistenti Avdo gaboi në vendimmarrjen e tij dhe për më tepër se aksioni nuk ishte afër tij. Këto mendime janë të gabuara sepse:

foto3

1 – Në aspektin parimor, qëllimi final i trupës së arbitrimit është ndeshja të gjykohet me objektivitet të lartë. Do të ishte shumë e gabuar nëse asistenti Avdo, që dalloi se topi u prek me dorë në mënyrë të qëllimshme nga sulmuesi që e ktheu atë në gol, i nisur vetëm thjesht nga fakti se aksioni nuk ishte pranë tij, të bënte sikur nuk kishte dalluar gjë. Madje, do të ishte e pafalshme për të.

2 – Në aspektin profesional mund të themi se po kaq të gabuara janë dhe mendimet se asistenti nuk ka të drejtë të si jalizojë në zonat që aksionet nuk janë pranë tij. Asistenti ka të drejte të sinjalizojë, pra të ngrejë lart flamurin kur: Një faull apo sjellje e pahijshme është kryer në afërsi të pozicionit të tij.

3– Një faull apo sjellje e pahijshme është kryer jashtë pamjes së gjyqtarit kryesor, pra siç ishte edhe rasti konkret. Qëllimi i këtij shkrimi është që arbitrat, veçanërisht asistentët, nuk duhet të lëkunden në vendimmarrjet e tyre nga ndonjë opinion jo profesional që jepet nga individë të veçantë. Ata duhet të zbatojnë me përpikëri kërkesat e rregullores. Vendimi i asistentit Rejdi Avdo, si dhe reagimi në kohë i arbitrit A. Beqiri është një shembull shumë i mirë, domethënës për të gjithë arbitrat.

Goli i anuluar on Vidnews.

Ky artikull është ekskluzivisht për Panorama Sport. Riprodhimi i tij nga media të tjera në mënyrë të pjesshme ose të plotë pa lejen e kompanisë do të ndiqet në rrugë ligjore.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"