Analiza/ Pesë konkluzionet e debutimit të Lopeteguit me Realin e Madridit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 2, 2018 | 22:17

Analiza/ Pesë konkluzionet e debutimit të Lopeteguit me Realin e Madridit

Nga ndeshja e parë e Lopeteguit u vunë re shumë gjëra të rëndësishme. BBV (Bejl, Benzema dhe Vinisius) udhëhoqën sulmin, ku francezi dhe uellsiani alternoheshin me sulmuesin kryesor. Pavarësisht se Karvahal dhe Marselo janë ende me pushime, trajneri i ri konfirmoi nga ajo që u pa në fushë se mbrojtësit e krahut mbeten ende role shumë të rëndësishme në skemën e tij.

lopetegui

Odriozola u lidh mirë me Bejlin, nga ana tjetër Teo nisi aksionin e golit të Benzemasë. Skema do të jetë e alternueshme. Me 90% e titullarëve ende me pushime, Lopetegui luajti me modulin 4-3-3. Jorente startoi në mesfushë me Valverden dhe Sebajos. Por ndeshjen e mbylli me 4-4-2. Zotërimi i topit ishte një nga karakteristikat e Spanjës së tij dhe, me sa duket, do vazhdojë edhe në Madrid. “Los Blancos” e mbyllën pjesën e parë me 66% të topit dhe shkuan deri në 69% në të dytën. Dhe në fund presingu. Qëllimi i trajnerit ishte të presonte lartë në fushë kundër Junajtid.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"