Analiza/ Zviceranët vrapuan më shumë, Brazili humbi mesfushën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 19, 2018 | 13:40

Analiza/ Zviceranët vrapuan më shumë, Brazili humbi mesfushën

Për ta konsideruar barazimin kundër Zvicrës si një dramë të madhe, duhen analizuar shumë momente të caktuara dhe shumë detaje, të cilat duhet të shërbejnë për të kuptuar shumë. Europianët kishin humbur vetëm një nga 17 ndeshjet e tyre të fundit dhe në miqësore barazuan me Spanjën 1-1. Është një ekip shumë i vështirë, me të cilin mund të përballesh dhe rezultati sigurisht që është i pranueshëm.

brazil-afp_625x300_1529264433066
Por, Tite u ndal shumë te performanca dhe ajo sigurisht që mund të ishte më e mirë. Gaboi mbrojtja- Brazili ishte superior vetëm 30 minutat e para të ndeshjes dhe pak çaste në sforcon e fundit ku kërkoi të ndryshonte rezultatin. Goli i Kutinjos në fakt i prishi punë formacionit brazilian sepse skuadra u tërhoq mbrapa shumë shpejt dhe nuk vendosi të sulmonte më. Nga vetëbesimi dhe statistikat që janë një ekip që nuk pësojnë shumë gola, mendonin se do të dinin ta përballonin rivalin në gjysmëfushën e tyre. Por, Cuber shënoi golin e barazimit, duke shtyrë Mirandën. Por, në fakt këtu duhet bërë një analizë më e thellë, si vendosja e mbrojtjes. Në fakt, Tite i mbrojti ata, por në pikëpyetje është vendimi i Alisonit për të mos dalë në zonën e tij.

neymar-granit-xhaka-stephan-lichtsteiner-brazil-switzerland-world-cup_nxp6drgvg9jw12g0k1ndyvibs

Nuk është e lehtë për të përcaktuar se çfarë duhet të kishin bërë mbrojtësit dhe portieri, por kjo është diçka me të cilën është punuar shumë në stërvitje. Kutinjo vetëm- I vetmi lojtar që ndryshoi shpeshherë pozicionin e tij në fushën e lojës ishte Kutinjo, i cili ishte më i miri në fushë për Brazilin. Por, ai nuk ia doli për shkak se shokët e repartit të tij ishin në një ditë të errët dhe larg pritshmërive. Uillian dhe Gabriel Zhezus bënë shumë gabime. Numri 9 doli në skenë dhe e pati momentin e tij më të mirë, vetëm atëherë kur pa që Firmino po bëhej gati për t’u futur në fushën e lojës.

Por, shkëlqimi i tij ishte thjesht disa minuta dhe alarmi që po vinte nga stoli nuk e ndihmoi për t’u bërë protagonist. Nejmar nuk luajti keq, por qartësisht vuajti aspektin fizik dhe markimin e ashpër nga kundërshtarët. Atij i duhej që për të luajtur më mirë të kuptonte limitet e trupit dhe të përshtatej me lojën. Kjo është thelbësore për një lojtar. Por, problemi i tij ishte që tentoi ta zgjidhte ndeshjen i vetëm. Kjo nuk është gjë e mirë, por ai nuk është i paprekshëm. Në fakt, jo vetëm Nejmar. Edhe të tjerët nisën të luanin secili për vete. Zëvendësimet- Shumë nuk e kuptuan zëvendësimin e parë të Tites, por i pari nuk erdhi për të mos pësuar gola.

Brazil v Switzerland: Group E - 2018 FIFA World Cup Russia

Kasemiro u largua (bëri performancë të mirë), por mori karton të verdhë për të korrigjuar një gabim të Uillianit dhe Zvicra filloi ta provokonte atë për ta larguar me karton të kuq, duke i lënë topat e diskutueshëm në atë zonë. Për këtë fakt Tite e largoi. Me futjen e Renato Augustos në vend të Paulinjos, trajneri kërkoi të vinte pak rend dhe të merrte kontrollin e mesfushës, ku tre zviceranë ishin dukshëm superiorë në kilometra (Xhemaili 11.2 km), Cuber dhe Xhaka 11.1 km. I vetmi lojtar brazilian që vrapoi më shumë se 10 kilometra ishte Kutinjo me 10.8 km. Brazili duhet të bëjë realisht atë që ka planifikuar në muajt e fundit dhe Tite nuk duhet të rezervohet nga ndryshimet e mundshme. Edhe pse ato janë të pritshme në një Kupë Bote. Barazimi me Zvicrën nuk është i keq, por në një debutim… rezultati ishte më pozitiv sesa performanca.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"