ANALIZA/ Zbehja e markës “made in Barça” në kombëtare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 11, 2018 | 13:51

ANALIZA/ Zbehja e markës “made in Barça” në kombëtare

Pamja e re e Spanjës së Luis Enrikes nuk është ajo që trajneri katalanas kishte shpresuar të shihte kur një ditë do të ulej në stolin e saj.

spanja

Emërimi i tij në krye të pankinës së kombëtares iberike rastisi me tërheqjen e dy figurave të rëndësishme nga përfaqësuesja, si Gerard Pike dhe Andres Iniesta dhe së bashku me Hordi Albën që i mungon grumbullimit të fundit, do të thotë se furnizimet nga “Camp Nou” kanë shteruar deri në një pikë kritike. Pike i dha fund karrierës me “La Roja” pas 102 prezencave, ndërsa Iniesta i vari këpucët në gozhdë pas 131 ndeshjes në fund të këtij Botërori. Vetëm Serxho Buskets dhe Serxhi Roberto mbajnë aktualisht lart flamurin blaugrana në kombëtaren e Enrikes.

spanja1

Por, kjo shterpësi e lojtarëve katalanas në kombëtare ka kohë që ka nisur t’i lëshojë sinjalet. Sepse ka disa vite tashmë që skuadra e parë nuk furnizohet më me talente vendëse të fabrikuar nën markën “La Masia” krahasuar me 10 vite më parë. Spanjollët që luajnë aktualisht në “Camp Nou” nuk janë ende gati për të bërë hapin e madh. Munir El Hadadi debutoi në 2014-ën me Del Bosken në mënyrë që të luante për Spanjën dhe jo Marokun, por nuk ka pasur asnjë shans prej atëherë. Ndërsa, Denis Suarez vetëm është futur në listën fillestare me 70 emra që Enrike dorëzoi si kandidatë për kombëtaren me të marrë detyrën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"