ANALIZA/ Triumfi në Laç, ja shkaqet e zgjimit të Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Shkurt 18, 2020 | 0:17


ANALIZA/ Triumfi në Laç, ja shkaqet e zgjimit të Partizanit

Me fitoren e djeshme në Laç, Partizani ka dhënë sinjale rikthimi, duke e hedhur pas krahëve periudhën e errët, ku në 6 javë kishte 5 humbje dhe 1 fitore. 

partizani

Të besuarit e trajnerit Sormani kanë marrë 4 fitore radhazi, 3 në kampionat dhe një në Kupë, me 11 gola të shënuar dhe 2 të pësuar. Thjesht shifrat e golavarazhit janë arsyet kryesore të rikthimit të kampionëve, të cilët kanë arritur të stabilizojnë mbrojtjen dhe të gjejnë rrugën e rrjetës.

Gjithsesi, duhet pranuar se shpëtimi po vjen nga mesfusha dhe mbrojtja, ndërsa sulmi vijon të jetë me probleme, madje edhe dje me portën bosh Solomon nuk arrin të realizojë. Në këto javë Partizani ka gjetur senatorët e sezonit të shkuar, të cilët me kontributin e tyre po e marrin skuadrën për dore drejt kalimit të krizës.

Kupa ishte një shok psikologjik, por sërish trajneri Sormani ka arritur t’ua mbushë mendjen lojtarëve se çfarë duhet të bëjnë në fushë. Transferta e Laçit tregoi se si Partizani mund t’ia dalë, ku duke funksionuar si një grup i bashkuar dhe duke zbatuar filozofinë e trajnerit, mund t’ia dalin që të mbrojnë edhe titullin. Ndëshkimi i Romeros pas humbjes në Lezhë ishte edhe një paralajmërim për të tjerët se çfarë i pret, ndaj të gjithë duhet të lëvizin.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com