Analiza/ Trajneri në luftë me kohën, ja 3 plagët që duhen shëruar te Bajerni

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 13, 2020 | 18:45

Analiza/ Trajneri në luftë me kohën, ja 3 plagët që duhen shëruar te Bajerni

Humbja në miqësore ndaj skuadrës së Nurembergut ka rritur shumë pakënaqësinë e tifozëve të Bajernit ndaj skuadrës së tyre. Kampionët në fuqi u mundën 5-2 nga një skuadër që militon në Kategorinë e Dytë gjermane, por ajo çfarë ra më shumë në sy ishte loja e dobët e bavarezëve, të cilëve u mungoi energjia, edhe pse normale në pamje të parë, pasi djemtë e Flikut kishin zbritur në tokën gjermane vetëm një natë para pas udhëtimit nga Katari.

Flik556

Minifaza përgatitore e zhvilluar në Doha me siguri e ka sfilitur Mylerin me shokë. Vetëm një javë para ndeshjes së parë zyrtare ndaj Hertës së Berlinit, situata në kampin bavarez është e trazuar. Shumë lojtarë të dëmtuar që përkthehet në pak zgjedhje për trajnerin Flik, i cili ka kërkuar blerje të menjëhershme për të përforcuar skuadrën. 3 janë pikat që Flik duhet të punojë për të qenë gati në ndeshjen ndaj kryeqytetasve.

MBROJTJA 

Me Niklas Zylen dhe Lukas Hernandezin të dëmtuar, Bajernit i është dashur të sajojë një dyshe në qendër të mbrojtjes. David Alaba është spostuar nga krahu i majtë për në qendër, duke formuar dyshen me Boatengun.

Ky i fundit është duke kaluar një formë aspak të mirë, duke mos përbërë asnjë garanci për skuadrën. Pavar në të djathtë është i vetmi me Alaban që kanë shfaqur stabilitet. Flik mund t’i vendosë ata pranë njëri-tjetrit në ndeshjen e fundjavës për të mos i lënë asnjë shteg skuadrës së Klinsmanit.

MESFUSHA DHE SULMI 

Me Kimish të pezulluar për shkak kartonësh, Flik do të mbështetet te Gorecka dhe Toliso në qendër dhe Myler përpara. Kutinjo mund të nevojitet për në krahë në mungesë të Komanit. Në të djathtë, Perisiç në vend të Gnabrisë. Në sulm, është planifikuar të luhet me Levandovskin.

Flik

Nëse polaku nuk do t’ia dala, atëherë Flik mund t’i besojë heroit të dy ndeshjeve të fundit, Zirkze. Holandezi e di çfarë duhet të bëjë në sulm, pasi ka shënuar më parë ndaj Fraiburgut dhe Volfsburgut në Bundesligë, duke u dhuruar 3 pikë të çmuara bavarezëve.

PAQJA ME SALIHAMIXHIÇIN

Një javë e trazuar ka qenë ajo e kaluara në Doha me akuza dhe kundërakuza nga trajneri Hansi Flik dhe drejtori sportiv, Hasan Salihamixhiç. Merkatoja ka qenë tema e debatit, Flik do përforcime për fazën e dytë, Brazo tregohet i ngurtë, duke e lënë në baltë trajnerin, edhe pse deklarata e fundit e drejtorit sportiv duket se i ka ulur gjakrat.

Por, gjithsesi, një prurje e re për Bajernin duket se do të jetë e vështirë. Mungon lojtari perfekt, si nga ana sportive dhe ajo financiare që mund të kënaqë të dyja palët. Nga sot, çdo orë është e vlefshme për Bajernin, i cili nuk kërkon të dorëzojë fronin që në janar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"