Analiza taktike/ Interi më mirë me 10 lojtarë, “Zonja” u ndez në fund

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 30, 2018 | 20:36

Analiza taktike/ Interi më mirë me 10 lojtarë, “Zonja” u ndez në fund

Nuk ishte një ndeshje futbolli, por një pjesë e vërtetë melodrame e ndarë në tre “akte”, sipas stilit italian. Kështu u zhvillua Inter-Juventus. Akti i parë: bardhezinjtë kalojnë në avantazh me Duglas Kostën dhe zikaltrit, të shpërqendruar, mbeten edhe me dhjetë lojtarë si pasojë e përjashtimit me karton të kuq të Vesinos. Akti i dytë: dalëngadalë, me grinte e sakrificë, Interi rihyn në lojë, shfrytëzon qëndrimin pasiv të skuadrës së Alegrit dhe, pas pushimit, shënon dy gola, duke përmbysur bardhezinjtë.

inter juvee

Akti i tretë: kur tanimë të gjithëve u dukej sikur e dinin emrin e “fajtorit”, si në filmat policorë, ja që autori “argëtohet”, duke përzier kartat e, sa hap e mbyll sytë, mbyll gjithçka me një finale që askush nuk e priste. Nuk ka logjikë, as taktikë, dukej thuajse diçka pa kuptim: fakti është që futbolli, shpesh, karakterizohet edhe nga paradokset dhe brenda rezultatit 3-2 të “San Siro”-s ka ndodhur pikërisht kjo.

Inter]

LUFTË – Nëse rezultati kishte rëndësi jetësore për Juventusin në optikën titull dhe për Interin, që ndjek ëndrrën për një vend në Ligën e Kampioneve, një goditje, ka diç- ka që nuk duhet harruar në këtë “melodramë italiane”: zikaltrit, nga 18′ e pjesës së parë, luajtën me dhjetë lojtarë kundër njëmbëdhjetë, por vrapuan, vuajtën e luftuan me disiplinë e shpirt skuadre, duke nderuar në këtë mënyrë të madhin Nils Liedholm që, siç kujtoi “Gazzetta dello Sport”, ishte i mendimit që me një lojtar më pak luhet më mirë. Natyrisht e gjitha kjo nuk është e vërtetë, parapëlqehet gjithmonë një “betejë” me “armë të barabarta”:

Inter22

“Baroni” suedez pëlqente të shpjegonte futbollin edhe me paradokse. Ndërkaq e përditshmja sportive milaneze ka analizuar, më shumë në aspektin psikologjik sesa atë taktik, arsyet që Interi “bëri” ndeshjen pavarësisht faktit se ishte në inferioritet numerik. Përse Juvja u jep kundërshtarëve hapësirë?

Sepse nuk ka forcën për të tentuar kundërsulmin për të mbajtur në alarm “armikun”? Problemi i parë mund të jetë i natyrës fizike: bardhezinjve u mungojnë energjitë dhe, shpesh, nisen në sulm me forcën e inercisë. Por, përtej kësaj qëndron edhe një faktor mendor: skuadra e Alegrit u mbyll në gjysmëfushën e vet sepse mendoi se mund të mbrohej më mirë, duke mos marrë në konsideratë hipotezën për të mbyllur hesapet.

Analiza

SUPERIORITET – Juventusi, pas avantazhit 1-0, zgjedh të mos rrisë presingun dhe vendos të presë Interin, sikur të ishin zikaltrit me 11 lojtarë. Askush nga skuadra e Alegrit nuk qarkullon topin me shpejtësi, nuk përpiqet të lodhë kundërshtarin e kështu i dhuron kundërshtarit mundësinë për të rihyrë në lojë.

Si e “zgjidhën”? Tentuan aksionet me ndërrim krahu, duke zhvendosur topin sa majtas djathtas në mënyrë të ngadaltë: shumë larg lojës së bukur. Devijimi me fat dhe goli me kokë nga goditja e dënimit ndryshuan historinë, por jo përmbajtjen.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"