ANALIZA/ Supersfida në Gjermani, Dortmundi me sulmin më të mirë. Alkaser para Levës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 10, 2018 | 11:42

ANALIZA/ Supersfida në Gjermani, Dortmundi me sulmin më të mirë. Alkaser para Levës

Sot luhet dueli më i rëndësishëm në Bundesligën gjermane. Është takimi i 99-të midis dy skuadrave më të mira në elitën e futbollit në vend. Bilanci flet për Bajernin që ka 45 fitore kundrejt 24 të verdhezinjve. 29 ndeshje janë ndalur në barazim. Ndeshen të parët në renditje me të tretët. Skuadra e Favresë është ende e pamposhtur në 10 ndeshjet e luajtur në Bundesligë me 7 fitore dhe 3 barazime.

alkaser levandovski

Një arsye është edhe sulmi shumë i mirë i skuadrës verdhezi. Ata janë dukshëm më të rrezikshëm sesa kundërshtari i tyre, Bajerni. Me Pako Alkaser, Dortmundi ka gjetur sulmuesin që shënon më shumë në minutat e luajtura. 7 gola të shënuar, pra çdo 29 minuta një gol. Në krahun tjetër, Robert Levandovski, edhe pse ka ndezur motorët më herët, nuk po shënon rregullisht me bavarezët. Polaku është në kuotën e 5 golave në 10 ndeshje. Atij i janë dashur 160 minuta për të shënuar një gol.

Capture

Dortmundi është më mirë edhe në fazën e finalizimeve. Skuadra e Favresë ka shfrytëzuar 31% të rasteve të tyre, statistika më e mirë në Bundesligë deri tani. Borusia ka shënuar 19 gola vetëm në pjesën e dytë me bavarezët që ndodhen prapa me vetëm një gol më pak. Borusia ka shënuar pothuajse dyfishin e Bajernit, plot 30 gola nga 18 të kampionëve të Gjermanisë me një numër goditjesh në total prej 133 nga 183.

Bajerni është kampion për sa u përket rasteve të pastra të shpërdoruara. Plot 69% të tyre, me Dortmundin që ndalen në kuotën 55%. Dueli i sotëm premton spektakël dhe me siguri nuk do të na zhgënjejë për sa u përket golave apo rasteve të prodhuara nga të dyja skuadrat.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"