ANALIZA/ Sprinti final i Milanit, Europa kuqezi kalon nga të voglat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 14, 2020 | 15:12

ANALIZA/ Sprinti final i Milanit, Europa kuqezi kalon nga të voglat

Milani ndaj Napolit u pa e lodhur, por edhe në atë gjendje doli me kokën lart nga një fushë ku suksesi nuk është aspak i lehtë. Meritat i takojnë një grupi që ka besuar gjithmonë dhe një trajneri që nuk ka kërkuar akrobaci taktike. Edhe pse në një gjendje delikate, Stefano Pioli i ka besuar thuajse gjithmonë të njëjtit formacion në shtatë ndeshjet e para pas Koronavirusit. Tashmë sforcat po dalin në pah dhe disa lojtarë nuk kanë kthjelltësinë e tri javëve të fundit, gjatë të cilave Milani ka grumbulluar 14 nga 18 pikë të mundshme. Megjithatë, mundi nuk ka shkuar dëm dhe duke mundur Romën, Lacion dhe Juven, kuqezinjtë shohin në horizont Ligën e Europës.
NapoliMilan_20-1020x638
AMBICIE – Renditja thotë se nevojiten dy pikë për të qenë “europianë”, por ky status mund të përfitohet nga një rrugëtim nëpër rajonin e Emilia Romanjës. Kjo sepse tri ndeshjet e radhës, “Djalli” do t’i luajë ndaj Parmës, Bolonjës dhe Sasuolos, pikërisht ekipe të atij rajoni. Kalendari i javëve të fundit ka qenë një malore e vërtetë, por “Djalli” në vend që të rrëzohej siç parashikonin shumë, diti të vrapojë dhe të ndërtojë një mori sigurish që mund të rezultojnë të vyera për të arritur të paktën vendin e gjashtë deri në fund të kampionatit. Ibrës me shokë do t’u duhet të shtrëngojnë dhëmbët edhe për pak, por nëse vazhdojnë kështu, kompeticionet europiane nuk do të ngjasojnë më me një pikë të largët në horizont.
milan napoli
KALENDARI – Pika e dobët deri pak ditë më parë ishin ekipet e mëdha, por testi i vërtetë do të jenë skuadrat të ashtuquajtura të vogla. Ndaj SPAL-it kuqezinjtë vuajtën dhe kjo duket më tepër si çështje mendësie se sa mundësie. Parma e Bolonja do të bëjnë vizitë në “San Siro”, teksa ajo e Sasuolos është gjithçka përveç se një transfertë e lehtë. Vetëbesimi i disa lojtarëve është rritur dhe drejtuesit shpresojnë që kjo “magji” të vazhdojë deri në fund të muajit, sidomos në takimet e radhës gjatë të cilave Stefano Pioli premtoi se do të bënte rotacion masiv për t’u dhuruar pak pushim lojtarëve, të cilët deri të dielën mbrëma i ka “shtrydhur”. Lodhja e Çalhanoglusë, dëmtimi i Kastijehos apo skualifikimi i Selemekersit detyrojnë trajnerin që të ndërhyjë në formacion, por edhe Romanjoli e Kjaer meritojnë pushim, teksa Hernandez po shfaq shenja lodhjeje pavarësisht golit ndaj Napolit.

 PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"