ANALIZA/ Spanja u rikthye e frikshme me 5 ligjet e Enrikes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2020 | 21:13

ANALIZA/ Spanja u rikthye e frikshme me 5 ligjet e Enrikes

Luis Enrike besonte verbërisht te Spanja e tij dhe ajo ia shpërbleu këtë besim me një ndeshje fantastike kundër Gjermanisë duke fituar 6-0.

tige18_NSTfield_image_socialmedia.var_1560953349

Erdhën golat, erdhi loja, u punua në stërvitje dhe u vazhdua me të njëjtën ide. Në fund rezultati flet vetë. Këto janë disa nga sekretet e rikthimit të Spanjës në një ekip që do të trembë Europën.

STËRVITJE INTENSIVE – Lojtarët e kanë të qartë se çdo stërvitje është shumë e rëndësishme. Kur janë në kombëtare duhet të harrojnë faktin që kalendari është i ngjeshur, por të tregojnë që meritojnë të jenë pjesë e Spanjës.

Trajneri nuk e fsheh idenë dhe bindjen e tij se vetëm në stërvitje mund të punohet për të arritur perfeksionin dhe për të mësuar idetë e tij. Ai e bën formacionin në bazë të asaj që sheh në stërvitje dhe portieri Unai Simeon përfitoi për të marrë vendin e titullarit dhe për të lënë në stol De Gean dhe Kepa Arrizabalagën. Stërvitjet për Spanjën nuk janë të rëndësishme, janë vendimtare.

MESAZH I NJËJTË – Ndoshta është strategji komunikimi, ndoshta është mënyrë për të mbajtur grupin të karikuar. Luis Enrike nuk e fsheh kurrë optimizmin që ka për këtë skuadër, por gjithmonë është i qartë.

Nuk është optimizëm fals, por është një besim real për lojtarët dhe skuadrën e tij. Ai thotë në media që kjo skuadër e argëton dhe i pëlqen, po ashtu u thotë edhe futbollistëve. Pavarësisht se rezultatet nuk po vinin përpara disa ndeshjesh, ai nuk krijoi presion. Sigurisht që kjo gjë nuk e ndalon të bëjë kritika herë pas here për ekipin e tij në lidhje me mënyrën si luan.

PASIONI – Të gjithë duhet të japin gjithçka në fushën e lojës për fanellën dhe flamurin. Ishte një epokë kur Spanja arriti me futbollin e saj magjik në majën e botës, ndërsa tani duhet të luftojë për skuadrën, të sulmojë rivalin, të dominojë dhe të sakrifikohet. Spanja luan me pasion dhe duhet ta transmetojë këtë në fushën e lojës.

QETËSI PËR GOLAT – Gjashtë golat kundër Gjermanisë qetësojnë disi debatin e golave, i cili kishte nisur sërish. Luis Enrike është i bindur që futbollistët e tij do të shpërthenin sepse rastet ishin të pastra. Zhbllokimi i skuadrës erdhi në momentin më të mirë të mundshëm, në “finalen” kundër Gjermanisë.

IDEJA NUK NDRYSHON – Ajo që u pa kundër Gjermanisë ishte një Spanjë që jep idenë se mund të ketë një skemë fikse dhe të njëjtët futbollistë. Megjithatë, Enrike është i hapur që të afrojë lojtarë të rinj. Ideja e futbollit nuk ndryshon, pavarësisht se cilët do të jenë interpretuesit e kësaj skeme.

Të gjithë futbollistët duhet të përshtaten me idenë e trajnerit dhe me atë që ai kërkon në fushën e lojës. Koke ka treguar ende mund të jetë shumë i rëndësishëm, pavarësisht se qëndroi 2 vite jashtë kombëtares. Protagonistët e fitores 6-0 kundër Gjermanisë nuk duhet të bëjnë gabimin të mendojnë se janë të paprekshëm. Lista në mars është shumë e madhe.

Përgatiti: GENTJAN ALINANI  – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"