Analiza/ Spanja e Enrikes, trajneri zbulon katër letrat e para

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2018 | 21:14

Analiza/ Spanja e Enrikes, trajneri zbulon katër letrat e para

Përtej ndjesive të zhgënjimit për rezultatin në “Benito Villamarin”, Luis Enrike hodhi një tjetër hap të rëndësishëm në ndërtimin e skuadrës së tij të ëndrrave. Trajneri i Spanjës ka nisur ngadalë të tregojë disa nga letrat e tij pas katër ndeshjeve të para në stol. Skuadra e tij ideale ka nisur të marrë formë.

Luis Enrike

Në prezantimin e tij, ai tha se do të kishte surpriza në listën e skuadrës së tij dhe ashtu ndodhi. Ai ka lënë jashtë titullarë të Lopetegit dhe thërritur lojtarë të rinj. Por, pavarësisht kësaj, ai e ka treguar se cila do të jetë bërthama e skuadrës së tij. Këtë e tregon edhe një statistikë pas ndeshjes kundër Anglisë, Kroacisë dhe Uellsit: Katër futbollistë kanë qenë të paprekshëm nga trajneri i ri: David de Gea, Serxho Ramos, Saul Niguez dhe Rodrigo.

Secili prej tyre ka luajtur në të katërta ndeshjet e tij në stol, në çdo sektor të fushës. Për portierin ai nuk ka asnjë dyshim: De Gea është numri 1, pavarësisht se i dha minuta edhe Kepës në miqësoren ndaj Uellsit. Në mbrojtje mund të ketë pasur lëvizje, por konstant ka qenë Serxho Ramos.

Ai dhe De Gea kanë në total 315 minuta mes tyre këto ndeshje. Saul duket i paprekshëm në qendër të mesfushës (257 minuta) me Busketsin e lënë pushim. Në sulm, duket se numri 9 i Enrikes do të jetë Rodrigo. Ai ka shënuar gola dhe është sulmuesi me numrin më të lartë të minutave në fushë, 261 pas 4 ndeshjesh. Në nëntor, duke parë edhe formën e Pako Alkaserit, do të shohim nëse statusi i Rodrigos do të mbetet po ky.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"