ANALIZA/ Rënia e miteve, Barcelona dhe Reali në krizë. Dy gjigantët e futbollit vuajnë kudo

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2021 | 20:55


ANALIZA/ Rënia e miteve, Barcelona dhe Reali në krizë. Dy gjigantët e futbollit vuajnë kudo

Superkupa e Spanjës, një turne që teorikisht ka dy fitues (Realin dhe Barcelonën) këtë herë i nxori zbuluar dy skuadrat e mëdha dhe u hapi plagë të thella në sezonin e tyre. Titulli i parë sezonal iu iku nga duart, ndërsa në La Liga gjithçka varet nga ecuria e Atletikos kryesuese. Champions-i është gjithmonë shumë i vështirë dhe ato e dinë mirë këtë gjë. Tani nuk quhet më La Liga Madrid apo Barcelona, siç ndodhte 5 vite me radhë. Madje e kundërta. Dy ekipet vuajnë gjithashtu edhe në Champions dhe nuk e bëjnë më ligjin si dikur. Atletiko e Madridit në La Liga dhe Bilbao në Superkupë larguan nga skena dy ekipet historike. Reali dhe Barcelona shkonin si favoritë në Superkupë, por u larguan me shumë probleme duke shfaqur një imazh të varfër dhe sinjale shqetësuese.
c272a-16035575477573-800
“Los Blankos” humbën kundër Bilbaos duke pësuar 2 gola në 30 minuta. Skuadra e Zidanit nuk ia doli që ta përmbyste sfidën, pavarësisht se nga minuta e 60- të deri në fund luajti mirë. Bilbao kaloi me meritë në finale. Gjysmëfinalja e Barcelonës, pavarësisht se arriti në finale, ishte akoma më keq sesa ajo e Madridit. Sociedadi ishte superior dhe vetëm Ter Shtegen me mrekullitë e tij kualifikoi skuadrën. Bilbao ia doli që ta ndëshkonte 3 herë portierin gjerman dhe të fitonte trofeun.
1281992551.jpg.0
DINAMIKË NEGATIVE – As Reali dhe as Barcelona nuk do të shkulin flokët nga dëshpërimi pse humbën Superkupën, por kjo humbje është sintoni shqetësuese e momentit negativ që po kalojnë. Ato që ndodhën në Malaga dhe në Sevilje nuk ishin rastësi, por humbje që ishin si rrjedhë e një dinamike të caktuar. Sepse në La Liga dhe në Champions dy skuadrat janë duke pasur shumë dyshime dhe dilema. Realiteti është i hidhur dhe duhet pranuar. Nëse Atletiko do të fitojë 2 ndeshjet e prapambetura do të shkojë 10 pikë nga Reali i Madridit dhe 13 nga Barcelona. Kjo do të thotë se gjysmë kampionati është siguruar nga djemtë e Simeones. Në këtë mënyrë, Champions-i është i vetmi trofe që duhet fituar për të shpëtuar sezonin. Por Champions-i nuk është fushë me lule. Në Kupën e Mbretit do të debutojnë këtë javë ndaj Aljojanos dhe Kornejas, sfida që janë të lehta duke parë forcën e rivalit.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/