ANALIZA/ Pep kujdes, rreziku të vjen nga Roberto Firmino

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 10, 2019 | 13:09

ANALIZA/ Pep kujdes, rreziku të vjen nga Roberto Firmino

Me “Anfield Road” gati të presë atë që deri më sot mund të jetë ndeshja më e rëndësishme e sezonit, të gjithë sytë kërkojnë lojtarët që pritet të bëjnë diferencën. 

liverpul siti

Me një mbrojtje të gjymtuar dhe ndoshta probleme edhe në portë, Mançester Siti duket në një pozicion të lëndueshëm. Dhe për ta shfrytëzuar këtë situatë, Klop do të përdorë trion e tij të tmerrshme të sulmit. “Sulmuesit e Liverpulit janë të fortë. Ata më trembin, janë të rrezikshëm”, thoshte Guardiola në vitin 2018 kur fitonte titullin, edhe pse përpara Liverpulit kishte një ndeshje me Evertonin.

Ai kishte të drejtë. Më vonë, atë javë, “Reds”-at prodhonin një natë magjike në Europë dhe Roberto Firmino ishte arkitekti i atij triumfi. A mund të kthehet sulmuesi brazilian përsëri në makthin e Guardiolës?

firminjo

ANALIZA – Kritikët e Firminos do të thonë se ai nuk është qendërsulmuesi që shënon mjaftueshëm. E parë bardhezi, ai luan në qendër të sulmit dhe sheh shokët e tij të krahut që të shënojnë më rregullisht, pavarësisht se në dy sezonet e fundit në Premier Ligë ka firmosur 27 gola nën emrin e tij dhe 13 asiste.

Pas alarmit që lëshoi Guardiola për sulmin rival, ishte pikërisht Firmino ai që e udhëhoqi skuadrën e tij me një shpejtësi frymëmarrëse, duke shkelur çdo pëllëmbë fushe dhe duke krijuar dy raste, nga të cilat “Reds”-at shënuan duke regjistruar atë fitore fantastike 3-0. Firmino është boshti që vë në punë repartin e sulmit të Liverpulit. ”

Ai është një nga sulmuesit më të kompletuar në botë”, thotë Tieri Henri. Duke lëvizur nga një qendërsulmues në një 9 false, kundërshtari e humbet shpesh pikën e referimit dhe ai ofron shumë alternativa loje. Nëse ka një skuadër që krahasohet me presingun që ushtron Liverpuli, ajo është Siti. Dhe Firmino është thelbësor edhe në taktikën e Klopit për të ushtruar presing.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"