ANALIZA/ Një Xheko për rekord, por zikaltrit kërkojnë shpëtim te… Milani e Napoli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 26, 2021 | 14:24

ANALIZA/ Një Xheko për rekord, por zikaltrit kërkojnë shpëtim te… Milani e Napoli

Pasi zikaltrit lanë dy pikë në ndeshjen me Juven, ku bardhezinjtë i barazuan në minutat e fundit, nesër do të kthehen përsëri në fushë dhe kësaj here kundër Empolit. Interi ka lënë tashmë 5 pikë në dy ndeshjet e fundit në kampionat duke rritur distancën me kreun. Në kampin zikaltër tashmë ka zhgënjim për gjendjen ku ndodhen, por besimi te rruga drejt titullit është ende i gjallë dhe për të vendosur gurin e parë do të duhet një rikthim te fitorja, për të nisur rikuperimin. Me dy përballje direkte me kryesuesit Milan e Napoli, zikaltrit do të tentojnë përmbysjen dhe kanë të paktën tri arsye që i motivojnë.

XHEKO

REKORDMENI XHEKO – Edin Xheko është stimuli i parë për kampionët. Boshnjaku ka arritur të gjejë golin nga aksioni më shumë se të gjithë, plot 7 herë në 9 ndeshje (Imobile ka shënuar 8 herë, por 3 herë me penallti), duke gjetur 4 gola në të katërta ndeshjet e luajtura në San Siro. Në epokën e 3 pikëve vetëm dy lojtarë zikaltër kanë bërë më mirë: Ikardi në sezonin 2017/2018 dhe Branka në sezonin 1995/1996 kanë realizuar 6 gola secili. 35-vjeçari nuk është ndalur këtu, por me inteligjencën e tij ka bërë që manovrat ofensive të Inzagit të sillen rreth tij me paraqitje të shkëlqyera edhe pse luan çdo tri ditë. Numri 9 është një garanci sepse merr mbi shpatulla të gjithë peshën e sulmit duke i dhënë shkëndijat e duhura ekipit edhe kur nuk shënon.

XHEKO

EKUILIBËR – Xheko normalisht që nuk mjafton, por Interi ka treguar në sfidën me Juventusin se është rikthyer të bëjë ndeshje të mira pavarësisht rezultatit. Në këtë aspekt, zikaltrit mund të jenë optimistë për të ardhmen, sepse ndërsa në fillim të sezonit hasin vështirësi në pjesën e parë dhe riktheheshin në të dytën duke përmbysur ndeshjet, këtë herë paraqitjet janë më të ekuilibruara. Me Juven zikaltrit u shfaqën në një ekuilibër si taktik ashtu edhe mendor, duke dominuar fraksionin e parë, pika e dobët deri më tani.

XHEKO 1

PËRBALLJA ME KRYESUESIT– Nëse do të dinë të shfrytëzojnë kalendarin, zikaltërve mund t’u mjaftojë nëntori për ta kthyer klasifikimin në favorin e tyre. Me përballjet fillimisht me Milanin në datën 7 nëntor dhe më pas me Napolin në 21, kampionët e Italisë i presin përballje decisive të cilat nëse do të sjellin 6 pikë, do të ngushtojnë ndjeshëm diferencën duke i rikthyer në garë. Por në rast të kundërt, nga këto ndeshje mund të vijë edhe “fundosja” e objektivave sepse Interi do t’i largohej kreut me më shumë se 10 pikë duke ia vështirësuar shumë vetes sezonin. Me këtë tur force në horizont, Inzagi dhe djemtë e tij duhet të tregojnë se dinë t’i shfrytëzojnë mundësitë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"