ANALIZA/ Nga yjet te debutuesit, 7 sinjale pozitive nga bardhezinjtë e Juventusit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 17, 2022 | 20:34

ANALIZA/ Nga yjet te debutuesit, 7 sinjale pozitive nga bardhezinjtë e Juventusit

I shërbyer më shpesh në 90 minutat ndaj Sasuolos se në të gjithë fazën e dytë të sezonit të kaluar, Dushan Vlahoviç konfirmohet bomber race.

JUVENTUS

Operacioni “asiste” dha frytet e para dhe ka premisa pozitive pavarësisht dëmtimit të Di Marias. Dopieta e së hënës mbrëma është një ogur i mirë, teksa serbi pati të paktën edhe pesë raste të tjera për të rritur kontributin e tij. Durim, fundja ekipi është ende në kolaudim.

FENOMENI – Goli ishte një qershi mbi tortë, sidomos nëse llogarisim skepticizmin e përgjithshëm mbi 34 vitet e Angel di Marias. Asistet dhe cilësitë nuk janë dyshim, por argjentinasi u konfirmua edhe lider duke këshilluar shokët e duke u shfaqur kudo ku ishte e nevojshme. Përveç pasimit vendimtar për Vlahoviçin, ai u ngjit në katedër kur sfida ishte në shifrat 2-0 duke shpërndarë njohuritë e tij tek e gjithë skuadra. Dukej sikur ka vite me fanellën e re, ndërkohë që qëndroi në fushë vetëm 66 minuta.

MESFUSHA – Treshja Zakaria-Lokateli-Mekeni ka shumë forcë, por edhe pak ide. Në disa faza të lojës topi dukej sikur ngecte në këmbët e tyre dhe nuk qarkullonte me shpejtësinë e duhur. Gjendja fizike e Lokatelit me siguri ndikon, por përshtypja e përgjithshme është se Juves i mungon një regjisor që të shpikë diçka më tepër. Me dikë tjetër në regji, edhe Lokateli do të jepte më shumë në rolin e preferuar të anësorit në një mesfushë me tre.

4. AMBIENTIMI I BREMERIT – Te Torino luante si qendër e djathtë, teksa te Juvja, Gleison Bremerit i kërkohet të bëjë qendrën e majtë. Skepticizmi u shtua në miqësoren me Atletikon kur Morata e keqtrajtoi. Të hënën, braziliani u shfaq me një qasje tjetër dhe u duk sikur me bardhezinjtë luante prej vitesh. Mirëkuptimi me shokët ishte në nivele maksimale, teksa fizikisht ishte më lart se këdo që Sasuolo i vuri përpara.

5. PERSONALITETI I DANILOS – Që në vitin e kaluar rëndësia e tij brenda grupit pësoi rritje vertikale, por edhe sivjet Danilo po konfirmohet i dobishëm. Në pjesën e parë ndaj Sasuolos bëri një ndërhyrje që shpëtoi rezultatin, teksa mori përsipër edhe të gjithë punën “e pistë”, e cila ndoshta vihet re pak, por ka rëndësi të madhe.

6. KONFIRMIMI I MIRETIT – Në minutën e fundit të ndeshjes me Sasuolon, Juvja kishte në fushë një 20-vjeçar dhe dy 18-vjeçarë. Mes tyre Mireti që tregoi përse Alegri i beson aq shumë. Teknikë dhe personalitet, të pazakonta për moshën, duke treguar se nuk është rastësisht në klubin bardhezi që së fundmi vendosi të dërgojë Rovelën për përvojë te Monza. Edhe Sule duket i besueshëm, por se sa, koha do ta tregojë.

7. SIGURIA PERIN – Në pjesën e parë u deshën disa ndërhyrje të Matia Perinit që shpëtuan rezultatin, teksa me kalimin e minutave prania e tij u bë gjithmonë e më pak e domosdoshme. Sidoqoftë, Shezni mund të rikuperohet me qetësi, pasi ka një alternativë niveli. Portieri i dytë i “Zonjës” drejtoi si duhet repartin dhe konfirmohet ndër zëvendësuesit më të besueshëm të kampionatit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"