Mbrojtja me sytë në ajër, kanë harruar instinktet! Uzuni i bën gjërat mirë, frenohet nga përgjegjësia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 13, 2021 | 23:20

Mbrojtja me sytë në ajër, kanë harruar instinktet! Uzuni i bën gjërat mirë, frenohet nga përgjegjësia

Nga NEPTUN BAJKO
Angli-Shqipëri është realisht një ndeshje e vështirë për ta komentuar në pikëpamjen profesionale dhe të moralit e vlerave që pasqyroi ekipi ynë. Në këtë aspekt, vështirësia qëndron sepse përshtypja ime e parë, ishte që ekipi nga ana morale dhe psikologjike nuk e kishte përgatitur si duhet një përballje ndaj një kundërshtari si Anglia. Siç duket, gjithmonë për mendimin tim, ndeshja ishte marrë lehtë nga stafi dhe skuadra. Jo sepse përballë kishin një kundërshtar të lehtë, por sepse kishin një ekip shumë të përgatitur dhe që është në nivelet më të larta.

dddddddddfdfdf

Ekipi në mënyrën e lojës mbetet për t’u analizuar vetëm në 45 minutat e para. Pjesa e dytë s’pati asnjë histori për të nxjerrë ndonjë vlerë pozitive apo për të pasqyruar diçka që mund të na ndryshojë mendimin e 45 minutave të para të lojës. Lojtarët mendonin në fushë duke pasur parasysh deklaratat e Rejës, që pse jo mos të bënin një mrekulli, kur edhe Italia apo ekipet e tjera, e kanë bërë një gjë të tillë në stadiumin “Uembli”. Kjo e kushtëzoi ekipin që të luante një futboll të hapur në të gjithë fushën, duke menduar që kështu do ta vinte në vështirësi Anglinë dhe me kalimin e minutave, mund ta çonin lojën në rrjedhën që dëshironte trajneri Reja.

MESFUSHA NUK FUNKSIONOI – Gabimi i parë ishte që nuk u ruajtën distancat e reparteve. Së dyti, mesi i fushës nuk funksionoi dhe ajo që është më e rëndësishmja, në këtë ndeshje kërkohej që skuadra jonë të luante në bllok. Së treti, duhet të dubloheshin rolet dhe të sigurohej loja në anësore, ku anglezët ishin shumë të fortë dhe të përgatiteshin në detaje goditjet standarde. Mbrojtja jonë, jo vetëm që ishte e çorientuar, por nuk dallohej asnjë detyrë e përcaktuar. Kush do të markonte lojtarë si Kejn dhe Meguajër, që në lojën në ajër janë shumë të fortë? Ka humbje e humbje, por nuk mund të shkatërrohet kështu ekipi nga pikëpamja psikologjike dhe morale. Është goditje shumë e rëndë, sepse u hodhën poshtë të gjitha rezultatet e deritanishme. Vihen në dyshim shumë gjëra për të ardhmen. Kushdo që kupton, e di mirë përse e them këtë…

LONDON, ENGLAND - NOVEMBER 12: Harry Maguire of England scores their side's first goal during the 2022 FIFA World Cup Qualifier match between England and Albania at Wembley Stadium on November 12, 2021 in London, England. (Photo by Justin Setterfield - The FA/The FA via Getty Images)

MBROJTJA, NJË ZHGËNJIM – Mbrojtësit janë me detyrë të përcaktuar, edhe pse në goditjet standarde kthehet i gjithë ekipi. Kishim përballë 2-3 lojtarë të kalibrit botëror, që e njohin mirë lojën në ajër. Lojtarët tanë nuk shikonin veprimet e kundërshtarit, por topin në ajër. Ishin të gjithë me sytë në ajër! Siç duket, ishin përgatitur vetëm për topa të gjatë. Mendoj se mungesa e Gjimshitit ishte shumë e rëndësishme, sepse në aspektin e strukturës fizike dhe inteligjencës së lojës, ai është i pazëvendësueshëm. Në të njëjtën kohë kemi lavdëruar që disa mbrojtës luajnë në Serinë A, por fakti tregoi që edhe në këtë ndeshje, shumë prej tyre kanë humbur instinktin e mbrojtjes.

Ata po luanin duke menduar që vetëm të organizoheshin për të dalë përpara dhe për të mbështetur veprimet sulmuese. Në rastet e golave ka gabuar i gjithë ekipi, por lojtari mbrojtës nuk është thjesht një mbrojtës i zonës, pasi ka veprime dhe bashkëpunime. Pra, një sërë faktorësh që e bëjnë mbrojtjen të mirë. Rreshtimet ishin gabim, ndërhyrjet gjithmonë me një kohë vonesë dhe nuk ishin ndarë detyrat specifike për lojtarë kryesorë. Në aspektin mbrojtës ka edhe lëvizje, shtyrje, pengesa dhe mjeshtëri që shumë skuadra në botë i aplikojnë, pasi janë të detyruara kur kanë përballë lojtarë të shquar. Shqipëria m’u duk sikur ishte përgatitur si për ndeshje të radhës, edhe pse ishte përballë Anglia dhe mendonin që do të bënin gjëra të mira.

p[pp[p[[op

Dëmtimet e Bares dhe Kumbullës influencuan në lojën e ekipit. Nga kjo anë, duhet të mendohej më parë se si mund të veprohej. Situata tregoi se stafi ishte i papërgatitur për këtë gjë. Pjesa e dytë për anglezët ishte një lojë afër stërvitores, ndërsa ekipi ynë u mundua të bënte diçka pozitive. Arriti të qarkullonte topin, të tregoheshin shumë më të kujdesur në gjysmëfushën tonë, ndërsa kjo u lehtësua nga veprimet e anglezëve. Ata nuk synonin të thellonin rezultatin, por të çlodheshin duke luajtur në 45 minutat e dyta. Unë mendoj se kjo ndeshje në pikëpamjen morale dhe psikologjike do të na dëmtojë për njëfarë kohe. Duhet të jemi me këmbë në tokë për të parë sa më mirë vazhdimësinë e ekipit Kombëtar.

UZUNI DHE RAMADANI – Një sulmues i mirë, i plotë dhe që ka dëshirë të dalë para portës. Këtë Uzuni e bën mirë, por i mungon qetësia dhe veprimi i fundit që duhet ta ketë një sulmues me cilësi. Shpërdoroi një mundësi për të barazuar, por të tilla raste të vijnë rrallë në jetë. Nga kjo anë, Uzuni këtë duhet ta përmirësojë. Ndoshta përgjegjësia në Kombëtare është e madhe dhe ky djalë frenohet në momentin e fundit. Ishte një ndeshje që nuk gjej dot një lojtar që t’i them dy fjalë të mira dhe ta veçoj nga grupi. Deri diku Ramadani mund të bëjë një dallim në këtë ndeshje, sepse u fut me autoritet dhe e vazhdoi po me autoritet lojën, duke dhënë gjithçka në fushë. Për të tjerët, ishin të gjithë nën nivelin e tyre. Shpesh janë shfaqur disekuilibrime në ekip, pasi janë aktivizuar edhe lojtarë që nuk kanë qenë në formë dhe gjithashtu janë lënë jashtë të tjerë që luajnë rregullisht në ekipet e tyre. Me Brojën m’u duk sikur u krijua teori konspirative për Anglinë para ndeshjes, por nuk e di pse e bënë këtë dhe sulmuesi përfundoi në tribunë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"