ANALIZA/ Nga loja te mungesa e bomberit, 4 arsyet e shembjes së “Axurrëve”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2021 | 18:55

ANALIZA/ Nga loja te mungesa e bomberit, 4 arsyet e shembjes së “Axurrëve”

Si ka mundësi që një kombëtare kampione Europe vetëm 5 muaj më parë dhe që për më tepër në 41 ndeshjet e fundit ka humbur vetëm një, të mos kualifikohet direkt për në Botëror?

ITALIA

E vështirë ta pranosh, por në dy muajt e fundit janë vënë re 4 arsye të qarta pse kjo ndodhi.

1) Mungesa e lojës – Në eliminatoret që e çuan në Europian dhe më pas suksesi në “Euro 2020” Italia zbriste në fushë për të dëfryer më shumë sesa mendonte për rezultatin. Ndërkohë, në eliminatoret për në Botëror, papritur u kthye Italia e vjetër, ajo që mendonte të arrinte pikët me sforcon maksimale, por ky nuk ishte më ekipi i Mançinit.

2) Koka – Pas triumfit në Londër, dikush e harroi papritur masakrën e pësuar në 2017-ën. Nëse nuk rikuperohet aspekti psikologjik dhe rigjetja e yjeve si Zhorzhinjo e Insinje, në mars do të jetë e vështirë.

3) Problem goli – Mund të ndodhë që të luhet një apo dy ndeshje radhazi keq, por Italia fatkeqësisht nuk ka një bomber si Levandovski, apo Ronaldo, i cili edhe në momentet kur skuadra ngec, të jetë individi që ta nxjerrë me forcë dhe me klasin individual nga bataku.

4) Dëmtimet – Në dy ndeshjet e fundit mungonin 11 lojtarë: Kielini, Bastoni, Spinacola, Verrati, Zaniolo, Pelegrini, Imobile, Ken, Sirigu, Sensi e Kalabria. Vështirë të bësh pa të gjithë këta.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"