ANALIZA/ Nga forca fizike te mentaliteti, ja çfarë ndryshoi Gatuzo te Milani

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Tetor 21, 2018 | 19:59

ANALIZA/ Nga forca fizike te mentaliteti, ja çfarë ndryshoi Gatuzo te Milani

Krizë nervash dhe rezultatesh, por grinta e tij e largoi Milanin nga hendeku. Xhenaro Gatuzo është njeriu i kuqezinjve, i cili sot prezantohet në derbi me një skuadër në gjendje mëse të mirë fizike.

gatuzo

Forcë – Djemtë e tij i mbyllin ndeshjet pa mungesa të dukshme oksigjeni dhe kjo sepse Rino është nga ata që ekipin e shtrydh në stërvitje, por në parapërgatitjen verore vendosi të mos i masakronte lojtarët ashtu siç bënte me veten, kur ishte ende futbollist. Shembulli më i mirë është përmbysja ndaj Olimpiakosit, nga 0-1 në 3-1 në 20 minuta.

MENDËSI – Milani u paraqit në ndalesën e Ligës së Kombeve me tri fitore radhazi. Trajneri e ka bërë grupin më të vëmendshëm ndaj udhëzimeve që u propozohen brenda mureve të “Milanello”-s. Koncepti duket i thjeshtë, me kuqezinjtë që mund të fitojnë çdo ndeshje nëse shfaqin mentalitetin e duhur dhe Rino po ia mëson më së miri.

KOMBËTARET – Për trajnerët, pushimi i kampionatit për t’u bërë vend ndeshjeve të kombëtareve është një thikë më dy presa. Nga njëra anë shërben për të motivuar lojtarët që vijnë nga dëmtimet apo kanë luajtur pak, teksa nga tjetra mund të mbingarkojë ose dëmtojë lojtarët që paraqesin një moment të mirë forme. Pa 12 lojtarë në javët që paraprinë derbin, Gatuzo ka bërë një punë të ngjeshur në tri ditët e fundit.

NDALESA – Sa herë “ndërhyjnë” kombëtaret, kujtimet bëjnë të dridhen kuqezinjtë. Barazimet (dhe kriza) erdhën pikërisht pas ndalesës së 9 shtatorit, kur kuqezinjtë radhitën tri barazime në kampionat. Rinisja e punimeve ka qenë më pozitive këtë herë, por në rast se “Djallit” i rrëshqet sërish, pasojat mund të rezultojnë më të rënda.





www.minuta90.com