ANALIZA/ Mesfusha e Juves çalon, Ramsej dhe Rabio janë… mister

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2019 | 21:37

ANALIZA/ Mesfusha e Juves çalon, Ramsej dhe Rabio janë… mister

U morën me parametra zero, por me rroga shumë të larta. Dy yjet e transferuar nga Juventusi në merkaton e verës janë në diskutim. Adrien Rabio dhe Aron Ramsej nuk kanë hyrë ende në mekanizmat e Mauricio Sarrit, shtuar këtu edhe Emre Xhanin. 

ramsej rabio

Rabio ka munguar në dy ndeshjet e fundit në kampionat kundër Atalantës dhe Sasuolos, por edhe në Champions me Atletikon e Madridit për shkak të problemeve fizike. Në total ai është aktivizuar shumë pak nga 26 tetori: 18 minuta me Leçen, 29 minuta me Xhenoan dhe 20 minuta me Milanin. Pastaj nuk është parë më në fushën e lojës. Nuk ishte një vit i lehtë ai që kaloi francezi vitin e kaluar, duke parë që erdhi pas një ndalese më shumë se 6 mujore për shkak të problemeve me PSG-në.

Ai po vuan më shumë nga lojtarët e rinj që të gjejë hapësira në formacionin bardhezi dhe po vuan gjithashtu përshtatjen me futbollin italian, i cili është shumë taktik. Deri tani ka qenë zhgënjimi i madh i mesfushës së Juventusit dhe nuk ka ditur që ta tregojë talentin e tij. Në total ka luajtur 331 minuta dhe vetëm 3 ndeshje si titullar. Shumë pak. Por të shohim në të ardhmen.

Ramsej – Thuajse është e njëjta histori edhe me lojtarin e transferuar nga Arsenali. Edhe ai ka luajtur vetëm 3 ndeshje në 11 të parat, ndërsa në 5 të fundit ka luajtur 11 minuta me Sasuolon, 64 me Atalantën, 23 me Torinon dhe 29 me Xhenoan. Ka bërë më mirë në Champions, por nuk është aspak e justifikueshme për pagën e lartë që ka uellsiani. Ai u mendua si një nga lojtarët që do të ishte i rëndësishëm me skemën e Sarrit, por e ka pasur të vështirë edhe ai që të përshtatet në futbollin italian. Ringritja e Juventusit kalon edhe nga këmbët e tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"