ANALIZA/ Mentalitet dhe cilësi, seria e fitoreve “vitamina” përpara Milanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 21, 2018 | 17:06

ANALIZA/ Mentalitet dhe cilësi, seria e fitoreve “vitamina” përpara Milanit

Dje tha “500”: si numri i ditëve të qëndrimit në pankinën e Interit (nga qershori në 20 tetor 2018). E ndoshta nuk mund të flitet ende për “Parajsën”, por Interi ka nisur të marshojë me forcë dhe bindje, sipas kërkesës fillestare të “komandantit” Luçiano Spaleti. I cili jo më larg se përpara transfertës kundër Spalit (e fituar nga zikaltrit 2-1) shpjegoi se çfarë kishte ndryshuar gjatë periudhës së fundit në ambientet e Interit:

icardi.inter.2017.18.braccialarghe.festa.ANSA.750x450

“Diferencën e bën puna, përqendrimi, gatishmëria. Kemi kaluar disa situata të ndërlikuara, me përkushtim kemi arritur të jemi aty ku dëshironim”. E përkthyer: Interi sot është në dijeni të dimensionit të tij dhe etapave që duhet të kalojë për të nxjerrë në hap cilësinë. Dhe historia e muajit të fundit tregon më së miri ndryshimin e hapit, mbi të gjitha në aspektin psikologjik. Ka ndryshuar qëndrimi gjatë ndeshjes, ashtu siç ka ndryshuar edhe zakoni i vëmendjes deri në minutën e fundit (sipas kërkesës së trajnerit), derisa ndeshja të ketë përfunduar.

FORMA FIZIKE – Mund të duket paradoks, por pauza ka ardhur në momentin e duhur. Sepse, përtej rezultateve, Interi kishte treguar se po i pakësoheshin energjitë pas sprintit që e ngjiti në vendin e tretë të Serisë A dhe të parin (së bashku me Barcelonën) në grupin e Championsit. Spaleti ka shfrytëzuar më së miri çdo element, duke “rinuar” herë pas here skuadrën falë rrotacionit dhe stolit “të gjerë”: përtej Ranokias dhe Zhoao Marios, të gjithë kanë pasur një shans.

inter

FORMA PSIKOLOGJIKE – Fitorja ndihmon në fitore. E mbi të gjitha ndihmon në rritjen e vetëbesimit. Interi nesër do zbresë në fushë me besim të plotë te forca e grupit ku të gjithë dinë të jenë të rëndësishëm, por askush i pazëvendësueshëm. Edhe Ikardi, për të thënë, mund të qëndrojë në stol për 90’ të plota (si me Kaljarin), ashtu si Dalbert e Borha Valero mund të nisin ndeshjen si titullarë apo si rezerva, duke bërë diferencën. Shembuj që me shumë mundësi nuk do respektohen në derbi…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"