ANALIZA/ Mateus, kundër Kovaçit: Me atë jemi një ekip mesatar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 25, 2018 | 13:55

ANALIZA/ Mateus, kundër Kovaçit: Me atë jemi një ekip mesatar

Lotar Mateus vazhdon të jetë zëri kritik i Bajerni të Mynihut. Legjenda e këtij klubi dhe e futbollit gjerman nuk rresht së shtyri thikën në plagë pas paraqitjes që gjigantët bavarezë bënë në Athinë kundër AEK-ut, duke vënë në shënjestër sërish trajnerin e këtij grupi, Niko Kovaçin.

lotar mateus

“Nuk doja t’u besoja veshëve kur dëgjova Niko Kovaçin që nënvizoi për një dominim dhe një lojë gati perfekte të Bajernit të Mynihut në Ligën e Kampioneve. Ndoshta kjo është ideja e tij e të parit futbollin, por unë di të them se pas asaj që të gjithë pamë në Athinë, di të them se edhe një herë tjetër skuadra tregoi shumë mangësi. Mungoi mbi të gjitha saktësia, zotërimi i topit dhe qartësia e veprimeve në të dyja fazat e lojës. Ky fillimsezoni është zhgënjyes për Bajernin sepse, për mendimin tim, ata janë një skuadër që deri tani kanë ofruar disa paraqitje që nuk shkojnë më lart se mesatarja. Ndoshta, kjo vjen për faktin se shumë gjëra vazhdojnë që të mungojnë në stërvitjet e Kovaçit, siç janë ankuar lojtarët deri tani. Ndoshta nevojiten ide të reja, ndoshta nevojitet një ristrukturim idesh dhe mënyre së pari gjërat. Por mbi të gjitha,

Niko Kovaç duhet të nisë të kuptojë se historikisht, duke lënë mënjanë lojën mesatare që pamë sërish në Athinë, Bajerni i Mynihut është një skuadër sulmuese, jo një ekip që mendon të mbrohet. Forca e Bajernit ka qenë ta dominojë duke e sulmuar kundërshtarin, jo të vuajë presionin e tij, aq më shumë të skuadrave si AEK-u apo të tjera, me gjithë respektin për to…”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"