ANALIZA/ Liderë, merkato, akademia dhe huazimet, Interi është gjithmonë e më shumë “italian”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2020 | 22:36

ANALIZA/ Liderë, merkato, akademia dhe huazimet, Interi është gjithmonë e më shumë “italian”

“Internazionale” së shpejti pritet të ketë vetëm emrin. Janë të largëta kohët e 11-sheve thuajse pa asnjë italian si në epokën e Moratit. Interi ka një shpirt gjithmonë e më “axurr” dhe punon për ta zgjeruar në të ardhmen. Në katër drejtime: të synojë tek ata që këtë sezon kanë treguar se vlejnë fanellën e titullarit, të kërkojë përforcime në merkato, të “peshkojë” nga serbatori i skuadrës U-19 dhe të vlerësojë ata që po tregojnë veten në huazim.

tifosi.Inter.coreografia.pussee.bej.750x450

KOLONAT – Mes të mëdhave të Serisë A, këtë vit formacioni i Antonio Kontes është ai me më shumë italianë në skuadër. Plot 11, kundrejt 8 të Romës, 7 të Juventusit, Lacios e Milanit, 5 të Napolit dhe vetëm 4 të Atalantës. Përveç të rigjeneruarit Kandreva, me siguri ka befasuar më shumë Nikolo Barela i cili, pas një starti në malore, në moshën 23 vjeç ka fituar një vend fiks në mesfushën zikaltër, me një bilanc prej 29 ndeshjesh dhe 3 golash përpara pezullimit të kampionatit. Nuk mund të harrohet, megjithatë, as rritja e Alesandro Bastonit, 20-vjeçarit që ka kaluar nga bast në lider të mbrojtjes në më pak se gjashtë muaj. Dhe as fillimi i sezonit të Stefano Sensit, i frenuar më pas nga një seri e errët dëmtimesh që ka vendosur në dyshim edhe shlyerjen për 20 milionë euro nga Sasuolo.

interi

PËRFORCIME – Ndërkohë drejtuesit e merkatos, Xhuzepe Marota dhe Piero Auzilio, po ndjekin me përpikmëri udhëzimet e trajnerit për merkatot e ardhshme: mes emrave të parë në listë figuron ai i Gaetano Kastrovilit, mesfushorit me vitlindje 1997 të Fiorentinës, për të cilin zikaltrit kanë lëvizur më përpara se konkurrenca. “Duel” i ndezur me Juventusin pritet, ndërkohë, për Federiko Kiezën dhe Sandro Tonalin (i pari me vitlindje 1997, i dyti 2000) që mbeten, edhe për rolet që mbulojnë dhe moshën, dy përforcime të dobishme për trajnerin zikaltër.

federiko kieza

NËN VËZHGIM – Jo vetëm merkato, megjithatë. Siç ka treguar rasti i Sebastiano Espozitos këtë sezon (11 prezenca dhe 1 gol në skuadrën e parë, në moshën vetëm 17 vjeç), një kontribut të rëndësishëm në “nacionalizimin” e Interit mund të vijë edhe nga skuadra U-19. Dikush, si Edoardo Vergani (sulmues, me vitlindje 2001, 3 gola në 17 ndeshje sezonale) dhe Matias Fonseka (edhe ai sulmues i 2001-shit, 12 gola në 24 ndeshje këtë vit) është ulur në stol me skuadrën e parë.

Espozito

RIKTHIMET – Për këta të fundit, me siguri, më shumë se një e ardhme e menjëhershme në skuadrën e parë do të ketë një kalim në huazim. Siç po ndodh këtë vit me Edi Salsedon te Verona, autor i një goli në Serinë A në 10 prezenca (është vetëm 18 vjeç). Po te Verona, në janar, Interi dërgoi edhe Federiko Dimarkon i cili, në të kundërt të shokut, nuk ka arritur ende të gjejë vend me vazhdimësi dhe është në huazim me të drejtë blerjeje. Ashtu si Andrea Pinamonti, Mateo Politano dhe Samuele Longo, të huazuar respektivisht te Xhenoa, Napoli dhe Deportivo La Koruna me detyrim blerjeje.

LEDIO NASE – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"