Analiza/ Leksioni i Pepit, si e nxori Karlon në tabelë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2023 | 15:51

Analiza/ Leksioni i Pepit, si e nxori Karlon në tabelë

Kjo është trashëgimia e Pep Guardiolës. Trajneri spanjoll vlerësohet, ndër të tjera, me ndërtimin e ekipit ndoshta më të madh të futbollit të të gjitha kohërave: Barcelona në periudhën 2008-2012.

220947746-83a805cd-2eba-48f7-84c2-3fe89044e5fe

Ai ishte në gjendje të transmetonte një ide të lojës dhe një identitet fitues që nuk ishte i njohur në ato anë. Por Pep po bën revolucion edhe me Mançester Sitin. Nëse deri dje Mançester krenohej vetëm me një skuadër “Djajtë e kuq”, me ardhjen e Pepit, ky qytet ka marrë dhe të tjera ngjyra. Siti, një skuadër historikisht nën hijen e rëndë të Mançester Junajtidit nisi të ngrejë kokë veçanërisht nga viti 2016, kur në krye të saj sheikët vendosën të sillnin Pep Guardiolën. Me spanjollin në stol Siti ka krijuar një markë të tij në futboll.

“Trashëgimia jonë është se është se ne kemi pasur një ferr të përhershëm. Për pesë apo gjashtë vjet kemi fituar shumë gjëra dhe kemi luajtur shumë mirë dhe kjo mbahet mend, kjo është gjëja e rëndësishme. Në gjashtë vjet këtu kam kaluar shumë mirë”, ka thënë Guardiola për aventurën e tij në “Etihad”. Sepse Pep ka pasur shumë vështirësi në jetë… dhe shumica nuk kanë ndodhur kurrë: 100 fitore në Ligën e Kampionëve, tre ndeshje larg trefishit dhe me sytë e drejtuar nga Interi.

LËVIZSHMËRIA E HALANDIT – Nëse në ndeshjen e parë në “Bernabeu” pamë versionin më të shurdhër dhe më të trishtuar të sulmuesit norvegjez, të bllokuar nga një sistem i shkëlqyer i Ançelotit dhe nga çmenduria e Rydigerit, kthimi në “Etihad” tregoi një tjera gjëra. Guardiola rregulloi vendosjen e tij në fushë, duke i shtuar lëvizshmëri dhe ky rol i ri i norvegjezit e futi në krizë Militaon. Sulmuesi norvegjez vendosi të qëndronte larg darës së mbrojtësve të Relait, duke nxjerrë në pah limitet e mbrojtjes së bardhë. Ai tërhoqi pas vetes Militaon, duke krijuar hapësira për shokët e tij duke dëmtuar mbrojtjen e Madridit. Vërtet në fund nuk shënoi, por roli i tij ishte thelbësor, veçanërisht në “Etihad”.

LIBRETO E GUARDIOLËS – Madridi zbarkoi në “Etihad” pa nxjerrë asnjë mësim nga ai humbja e pësuar në sezonin e kaluar, kur pësonte po katër gola. Skuadra e Ançelotit e gjeti veten të tejkaluar nga një ekip që ka në gjenetikë cilësitë më të mira të skenarit të Pep: presion të lartë dhe inteligjencë, leximin e lojës dhe dominimin e rivalit bazuar në zotërimin e tipit dhe tranzicionet e shpejta. Siti e detyroi Realin të luante vetëm me topa të gjatë.

Kurtua u lodh duke kërkuar sulmuesit me rivënie të gjata. Kjo qasje favorizoi mbrojtjen shtatlarte të Sitit me Stons e Akanzhi që nuk vuajtëm për asnjë moment. Problemi për Realin nuk ishte rezultati por ndjenja se ata nuk mund të kalonin gjysmëfushën e Sitit me topin në zotërim. Reali nuk ishte në gjendje të bënte tre pasime radhazi në 45 minutat e para.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"