ANALIZA/ Kthesa e Perisiçit dhe Eriksenit, Konte ka një Inter më sulmues

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 25, 2021 | 17:36

ANALIZA/ Kthesa e Perisiçit dhe Eriksenit, Konte ka një Inter më sulmues

Hierarki të reja në mesfushën e An tonio Kontes. Misioni titull i Interit ka dy imazhe të reja: Perisiç dhe Eriksen janë plotësisht “blerje” me vonesë. Talent i vendosur në gatishmëri të skaudrës për një objektiv të përbashkët. Parabolat e kroatit dhe danezit ishin të pamenduara deri disa muaj më parë, Konte po i shijon. “Detyra e një trajneri është t’i bëjë të kuptojë çdo lojtari idetë e tij, mendoj për Eriksenin dhe Perisiçin: më bën të ndihem krenar fakti që ata, si shumë të tjerë, po përmirësohen”.

perisic.inter.spalle.2020.21.750x450

Nëse pjesa qendërdjathtas e mesfushës është e Barelës dhe Hakimit, në tjetrin ka dominuar shpesh kaosi, me rrotacione pak a shumë të detyruara edhe për shkak të ndonjë dëmtimi të tepërt. Pas një viti e gjysmë, Konte ka lojtarët e tij të besuar edhe në atë korsi. Interi nuk është më i zhbalancuar në njërin krah, goli i dytë ndaj Milanit në derbi është prova, aksion për manual i nisur në të djathtë, i përfunduar në të majtë.

REVOLUCION

Në Firence u panë shenjat e para të revolucionit asist i Hakimit, gol i Perisiçit. Hapat e parë drejt ndryshimit të Ivanit, që u ndoqën nga ata të Kristianit. Rezultati: dy lojtarë që mund të nisen lehtësisht disa metra më përpara, siç shpesh kanë bërë në karrierë, tani janë funksionalë në idenë e futbollit të Kontes. Njëri si anësor që përshkon gjithë krahun dhe tjetri mesfushor i kompletuar që nuk luan më prapa dy sulmuesve. Pra, revolucion.

eriksen 1

Ndryshim që ka pasur ndikim edhe në hierarki, në një zonë të fushës që në këto dy sezone është mbuluar nga interpretues të ndryshëm, me fate të alternuara. 11-shja zikaltër tani mund të recitohet përmendësh. Përpjekja e disa kohëve më parë për të luajtur me fantazistin, me Barelën më të avancuar, kishte ndërprerë disi lidhjen e mesfushës me krahët, për faktin e mbrojtjes me dy “shkatërrues”. Eksperiment i dështuar, për pranim të vetë Kontes.

Nga Sasuolo e më pas Interi u rikthye në mënyrë të qëndrueshme te 3-5-2, me përjashtim të sfidës kundër Veronës me Perisiçin thuajse pranë dyshes së sulmit. Interpretuesit kanë ndryshuar. Konte e nisi me AzamoahSensi, më pas me Jang-Galjardini dhe tani ëndërron titullin me Perisiç-Eriksen: një mesfushë më sulmuese dhe dinamike me protagonistët e rinj. Zona e majtë tani ka padronët e saj.

PËRGATITI: LEDIO NASE – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"