ANALIZA/ Kros nuk është shkatërrues, Kasemiro i dha jetë ekipit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2018 | 22:49

ANALIZA/ Kros nuk është shkatërrues, Kasemiro i dha jetë ekipit

Hulen Lopetegui kërkoi që ta linte pushim Kasemiron, për shkak të miqësoreve që zhvilloi me Brazilin dhe udhëtimeve të shumta dhe vendosi që rolin përpara mbrojtjes t’ia besonte gjermanit Toni Kros. Në formacionin 4-3-3, ai kishte detyrën që të qëndronte si busull në mesfushë, ndërsa nga krahët e tij ishin titullarë Modriç dhe Sebajos.

agencia-efe_multimedia_3190525.multimedia.photos.12636816.file

Por Lopetegui mori një mësim të mirë se vendi i Krosit në mesfushë nuk është përpara mbrojtjes. Arma e tij më e fortë është që t’i japë “oksigjen” skuadrës duke ndërtuar lojë dhe jo duke shkatërruar. Diçka e tillë u kuptua në pjesën e dytë të ndeshjes, kur u aktivizua Kasemiro dhe Kros shkoi në pozicionin e tij natyral si qendër e majtë.

Aty ekipi nisi të funksiononte më mirë, pasi gjermani dhe Modriç kishin më shumë hapësira dhe lirshmëri. Kasemiro është lideri i kësaj skuadre në mesfushë dhe pa të ekipi nuk funksionon.

Trajneri sigurisht që ka marrë një mësim të mirë për të mos e përsëritur më gabimin. Kros mund të luajë përpara mbrojtjes, por në skemën 4-2-3-1. Në modulin 4-3-3, ai e ka të vështirë të përshtatet dhe të shprehet mirë në fushë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"