ANALIZA/ Koha për eksperimente, “axurrët” duan të kenë formacionin ideal

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 15, 2019 | 18:26

ANALIZA/ Koha për eksperimente, “axurrët” duan të kenë formacionin ideal

Roberto Mançini është i joshur nga ideja për të ndryshuar 11 futbollistët për ndeshjen e sotme kundër Lihtenshtejnit.

italia

Do të ishte një mënyrë elegante për t’i falënderuar idealisht të gjithë lojtarët italianë që kanë kontribuuar në kualifikimin rekord që arriti Italia në Europian me 7 fitore në 7 ndeshje. Ideja, sigurisht që nuk do të kundërshtohej edhe nga titullarët e Italisë, të cilët do të ishin pushim dhe do të karikonin bateritë për sfidat e ardhshme që i presin me skuadrat e tyre.

Tentativa për ta bërë këtë gjë u provua në stërvitjen pas Greqisë, por vendimi do të merret sot pak orë përpara ndeshjes. Sigurisht që në Vaduz do të ketë të paktën 7-8 ndryshime dhe kurioziteti i madh është të shohim nëse trajneri do të rrezikojë të arrijë deri në 11 lojtarë të ndryshëm nga ndeshja me Greqinë. Duke parë vështirësinë e ndeshjes dhe rivalit, i cili në 7 ndeshje ka marrë vetëm 2 pikë dhe ka shënuar vetëm 2 gola, Manço mund të bëjë një eksperiment të madh.

italia

Lihtenshtejni nga ana tjetër ka pësuar 20 gola. Sigurisht që “axurrët” duhet të bëjnë kujdes sepse rivalët e tyre në shtëpi nuk janë për t’u nënvlerësuar, sepse kanë marrë 1 barazim dhe 2 humbje dinjitoze 2-0. Kujtimi i hidhur i rrotacionit radikal në Lisbonë mund ta frenojë trajnerin e kombëtares. Por Italia në këto momente është futur në një proces eksperimentesh për të pasur formacionin ideal dhe skuadrën e duhur për në Europian. Objektivi i vetëm serioz është renditja më e lartë në FIFA.

RIKTHEHET KIELINI- E panjohura më e madhe e Italisë për në Europian është partneri i Leonardo Bonuçit. Në Konverçiano janë të sigurt se mbrojtësi i Juventusit do të rikuperohet në kohë dhe do të jetë i gatshëm për kompeticionin e rëndësishëm Europian. Kapiteni i Italisë është më shumë sesa një mbrojtës për këtë kombëtare të re.

Edhe për faktin se ata që shiheshin si pasardhësit e tij kanë frenuar rritjen e tyre. Rugani nuk luan më kurrë, ndërsa Romanjoli po paguan një fazë ndryshimesh të shumta dhe Açerbi i mori vendin. Laciali ka shumë eksperiencë, por pak në nivelin ndërkombëtar. Xhanluka Mançini duhet të kompletojë procesin e rritjes, por në fakt Mançini e konsideron më shumë një mbrojtës të djathtë. Në perspektivën për në Botërorin 2022, trajneri po ndjek nga afër Bastonin e Interit dhe Çistanan e Breshas, por për Europianin ka në mendje vetëm Kielinin.

italia

Edhe roli i krahut të djathtë nuk ka padronë absolutë dhe është një rol shumë i rëndësishëm. Kush do ta zërë, duhet të dijë që të spostohet më shumë nga qendra në mënyrë që Emerson Palmieri nga e majta të shtyjë me vazhdimësi. Kjo do të thotë se Spinacola nuk është i duhuri, por as Ico që te Torino luan në skemën me 3. Kundër Greqisë u preferua D’Ambrozio, i cili me Spaletin ka luajtur në mbrojtjen me 4. Florenci është garancia e vetme për momentin, ndërsa sot pritet të luajë Di Lorenco.

BERNA DHE ZANIOLO- Në mesfushë treshja Barela, Zhorzhinjo, Verrati është e paprekshme. Por duhen alternativa sidomos për të rikuperuar forcat fizike në këtë repart. Në këtë sens, Bernardeski mund të jetë një lojtar që ofron mundësi për të ardhmen.

Të dëmtuarit Pelegrini dhe Sensi janë gjithashtu titullarë të shtuar në këtë kombëtare. Diskutimi i ndryshëm për sulmin, ku Mançini ka nevojë për alternativa. Beloti është si lojtari më i besueshëm për majën, ndërsa Kieza dhe Insinje nga krahët. Në fakt të gjithë janë nën vëzhgim deri në listën përfundimtare të Mançinit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"