ANALIZA/ Juventusi ecën në tehun e thikës, sa shumë fitore “in extremis”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 8, 2019 | 19:00

ANALIZA/ Juventusi ecën në tehun e thikës, sa shumë fitore “in extremis”

Juventusi është i vetmi ekip i pamposhtur në Europë, kryeson Serinë A dhe tashmë ka siguruar kualifikimin në 1/8-at e Champions-it. Por për syrin kritik, “Zonja” paraqet defekte në sukseset e saj dhe njëri syresh janë fitoret e shpeshta të arritura në limitet e kohës së rregullt ose përtej.

juventus

Ky është një sinjal i karakterit dhe i ritmit me të cilin Juvja “udhëton”, por shpesh mund të përfaqësojë edhe një thikë me dy presa, pasi fitoret në ekstreme kërkojnë shpenzim energjish. Herë me titullarët e herë me dikë që vjen nga stoli, bardhezinjtë kanë mundur të zgjidhin problemet në kufirin e 90 minutave.

ECURIA – Duke lënë mënjanë barazimet, Juventusi ka mundur të fitojë me më shumë se një gol diferencë vetëm në dy raste (SPAL dhe Leverkusen). Në gjashtë nga 15 ndeshjet sezonale të luajtura deri më sot, “Zonja e Vjetër” ka gjetur golin e fitores në çerekorëshin e fundit të ndeshjeve.

Provë force dhe mentalitet, por kurrsesi një garanci suksesi. Meritat ndahen mes trajnerit, përforcimeve dhe zëvendësimeve, siç ka ndodhur në disa raste me Higuainin, Dibalën dhe më i fundit Duglas Kosta.

juventus de lig

KUJDESI – Thuajse në çdo konferencë për shtyp Mauricio Sarri nuk harron të përmendë se statistikat kanë vlerë relative. Trajneri synon në konkretizimin e shifrave monstruoze të “krijesës” së tij, çka do të thotë më shumë gola.

Në këtë diskutim, negativisht, po ndikon Ronaldo. Portugezi edhe ndaj Lokomotivës qëndroi në hije dhe shfaqi nervozizëm në momentin e zëvendësimit. Mosha ka nisur t’i peshojë dhe mbase duhet dozuar minutazhi i tij, në dobi të golave, ekipit e sidomos fitoreve, që mund dhe duhet të sigurohen më herët.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"