Analiza/ Jorgji e bën dramë në Shkodër, Sheta si karateist

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 2, 2016 | 16:10

Analiza/ Jorgji e bën dramë në Shkodër, Sheta si karateist

Java e parë e fazës së tretë nuk ka kaluar pa gabime. Madje ato që kanë ndodhur, kanë qenë flagrante. Nisur me ndeshjen në Shkodër, Enea Jorgji ka bërë dy gabime të rënda.

shkembiEdhe pse kanë qenë sipas rregullit të pashkruar “të kompensimit”, skuadra shkodrane del si më e “dëmtuara” nga skena. Që në fillim të takimit, Jorgji duhet të ishte treguar më i vë- mendshëm për të akorduar 11-metërsh në favor të miqve.

formacioni me i mire dobetFaulli kundër Abazit duhej ndëshkuar dhe Skënderbeu mund ta niste ndryshe takimin që iu bë “ferr”. Si të mos mjaftonte ky rast, në pjesën e dytë Jorgji tradhtohet nga asistenti i tij i parë. Një gol që i mohohet Vllaznisë, por Cicmil ka qenë në pozicion të rregullt kur ka shënuar. Gabime të rënda për një gjyqtar të nivelit të Jorgjit.

Partizani-Laçi

Meta “toleron” më shumë sesa duhet në kryeqytet. Në momentin e ndëshkimit të Alban Hoxhës duhet të ishte treguar më i shpejtë me akordimin e të kuqit, ndërkohë që mungon një i kuq sade për Shetën në ndërhyrjen makabre ndaj Kalarit. Moment në të cilin mund të ndihmohej edhe nga asistenti i tij i parë. Ka edhe një prekje të topit me dorë nga Çela të paakorduar.

Tërbuni-Tirana

Kryesori Cjapi, në momentin e golit të barazimit, u jep një dorë vendësve duke e penguar futbollistin bardheblu, edhe pse pa dashje. Megjithatë, Cjapi tregohet i saktë dhe i vendosur në momentin kur kurbinasit kanë pretenduar 11-metërsh, ku edhe pamjet filmike i japin të drejtë. Por, asistenti i dytë është treguar i pavëmendshëm në golin e tretë të bardhebluve që duhej anuluar për pozicion të parregullt.

Kukësi-Bylisi

Ka një pretendim të kuksianëve për penallti, por në fakt aty duhej një karton i verdhë për simulim të Hasanit. Një ndeshje që nuk është diskutuar shumë për moviolë.

Flamurtari-Teuta

Një ndeshje korrekte dhe pa shumë vend për moviolë. Me përjashtim të një faulli të paqenë që është akorduar për Flamurtarin, pjesa tjetër e ndeshjes ka kaluar pa shumë probleme gjykimi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"