ANALIZA/ Jo vetëm “fari” Zlatan, idetë e trajnerit funksionojnë në grup

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2020 | 23:49

ANALIZA/ Jo vetëm “fari” Zlatan, idetë e trajnerit funksionojnë në grup

Me Zlatan Ibrahimoviçin gjithçka bëhet më e lehtë: Milani rifilloi kampionatin siç e kishte përfunduar. Pioli mund të buzëqeshë sepse themeli është i mirë dhe ka hapësirë të mjaftueshme për rritje pasi të sapoardhurit ende nuk janë përfshirë plotësisht në mekanizmat e ekipit. Kundër Bolonjës, kuqezinjtë u shfaqën të thjeshtë, të rregullt e mbi të gjitha, konkretë. Të gjitha rastet e rëndësishme të takimit kaluan nëpër këmbët e Ibrës, i cili, siç e theksoi me të drejtë Mihajloviç: “Është një fat, drita e të cilit është gjithnjë e më verbuese”.

200801 Zlatan Ibrahimovic of Milan celebrates during the Serie A match between Milan and Cagliari on August 1, 2020 in

Zlatan është një udhëheqës i vërtetë në fushë dhe diçka e tillë ndihet edhe nga publiku që ulet në shkallët e stadiumit. Jashtë tapetit të gjelbër mbetet i njëjti, siç e konfirmon edhe vetë sulmuesi suedez i cili nuk gabon kurrë as me fjalët e veçanërisht ato për lojtarët e rinj, të cilët krah tij po hedhin hapa të rëndësishëm cilësorë. Të hënën mbrëma në “San Siro” u panë momente futbolli cilësor me pasime të mira dhe një qarkullim topi të shpejtë. Meritat i takojnë trajnerit Pioli, i cili filloi revolucionin e tij gjatë bllokimit të pandemisë dhe projekti duket se po vazhdon më ecuri të kënaqshme.

KORSITË DHE QENDRA – Milani po kërkonte në merkato edhe një mbrojtës të djathtë, por Davide Kalabria me paraqitjet e deritanishme e ka shuar këtë nevojë. I formuar në akademinë kuqezi, ai përballoi në mënyrën më të mirë një rival supersonik si Barrou, teksa nuk e ndali vrapin për 94 minuta. Diçka çalon në qendër të mbrojtjes dhe me problemin në fjalë po merret Maldini, por korsitë anësore duken të mbuluara mirë.

milan-2

Edhe Aleksis Selemekers po konfirmon rritjen duke cenuar hierarkitë, pasi Kastijeho rrezikon seriozisht formacionin nëse vazhdon të luajë siç bëri kundër Bolonjës. Spanjolli ndihmon në fazën pa top, ndërsa belgu është më dinamik, pavarësisht se shpërdoron shumë kur gjendet në zonë. Përgjigjet e zakonshme po i jep dyshja Benaser-Kesi.

Cilësi dhe sasi industriale për t’i dhënë edhe më shumë kohë përshtatjes së Tonalit që duhet t’i japë herë pas here frymëmarrje pikërisht asaj dige që vitin e kaluar mbajti një peshë të madhe të rezultateve të Milanit. Siç thamë, problemi mbetet në qendër të prapavijës, aty ku Maldini duhet të ndërhyjë. Patjetër e sa më shpejt!

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"