Analiza/ Ja si u rikthyen te suksesi rekordmenët e Nagelsmanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 3, 2023 | 21:56

Analiza/ Ja si u rikthyen te suksesi rekordmenët e Nagelsmanit

Prezantimi i Bajernit në 2023- shin solli mjaft diskutime se ata kishin ndryshuar “identitet” nga ai i sezonit të kaluar, aty ku goleadat dhe spektakli ishin kthyer si diçka e zakonshme në menynë e tyre.

musi

Pas trisit me barazim në Bundesligë, djemtë e Nagelsmanit arritën të rigjenin veten me “poker” golash në një moment të vështirë për ta.

1. Volumi në lojë-3 gola pas tri duelesh të zhvilluara në ligën vendëse, një sulm sporadik përpara portës, si rezultat edhe i numrit të paktë të rasteve të krijuara nga faza e mesfushës. Ndërsa në atë të fundit, Kimish, lojtar në rolin e katalizatorit në lidhjen me fazën ofensive. Moduli i aplikuar nga miqtë ndiqte lojën e vrullshme nga krahët, aq sa manovrat e tyre merrnin nuanca të palexueshme nga kundërshtarët. Gjithashtu shfrytëzimi i rasteve përbën tjetër etapë të suksesshme.

2. Përshtatja e KanselosAskush nuk e priste që Zhoao të bashkëpunonte në mënyrë aq produktive me pjesën tjetër të ekipit në një kohë aq të shkurtër. Ai nuk u tregua i rëndësishëm vetëm në asistin e golit të parë, por edhe me daljet e shpejta nga e djathta. Sprintet e tij dhe kombinimi me pjesën tjetër krijonin konfuzitet në mbrojtjen kundërshtare. Duke u kthyer i rrezikshëm, jo vetëm në momente që topi ishte pronë e tij, por edhe me lëvizjet pa sferën nën këmbë, të cilat në gjuhën e futbollit konsiderohen tejet specifike në mbajtjen e kundërshtarit nën kontroll.

3. Sistem i ri-Skema e preferuar nga Nagelsman, 4-2-3-1, do të pësonte ndryshim rrënjësor me aplikimin e modulit të ri 3-1-4-2. Ky lloj rreshtimi kishte si fokus lojën ofensive me bazë krahët. Mbrojtja do të kalonte me tri shtylla dhe Kimish si balancues ndaj reparteve shtytëse.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"