Analiza/ Ja kush përfiton nga rikthimi i Jup Hejnkesit te Bajerni

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 7, 2017 | 14:52

Analiza/ Ja kush përfiton nga rikthimi i Jup Hejnkesit te Bajerni

Largimi i teknikut italian Karlo Ançeloti nga skuadra bavareze, një ditë pas humbjes me francezët e PSG-së me rezultatin 3-0, ka sjellë një epokë të re për Bajernin. Kjo, pasi në pankinën bavareze do të rikthehet për herë të katërt legjenda Jup Hejnkes, i cili do të drejtojë skuadrën deri më datën 30 qershor të vitit 2018.

hejnkes

Tashmë, ky lajm ka gëzuar edhe yjet bavareze, por për disa prej tyre ky rikthim është edhe një rrugë shpëtimi. Ja cilët përfitojnë prej ardhjes së Hejnkesit te Bajerni:

Hejnkes

1. Frank Riberi – Pas dëmtimit të pësuar në sfidën ndaj Hertës, lajmi i rikthimit të Jup Hejnkes ka ndezur një dritë shprese për mesfushorin francez. Pas problemeve mes tij dhe Ançelotit për çështjen e uljes në stol, e cila shkaktoi edhe krisjen me trajnerin italian, legjenda Hejnkes është si një baba për Riberinë.

Riberi dhe Hejnkes

Tanimë francezi i ka shpatullat e sigurta pas rikthimit të legjendës te Bajerni. Nën drejtimin e Hejnkesit, Riberi ka shënuar edhe golin më të rëndësishëm të karrierës së tij, atë të finales së Champions-it në minutat e fundit të lojës, ndaj Dortmundit, gol i cili i siguroi edhe triumfin.

2. Tomas Myler- Në periudhën e Jup Hejnkesit te skuadra bavareze, Tomas Myler e ka pasur gjithmonë të sigurt vendin e tij në 11-ëshen e parë të trajnerit. Ndaj me rikthimin e legjendës, Myler nuk ka pse të shqetësohet më për aktivizimet e tij. Ai është imazhi identifikues për skuadrën.

Myler 2016

3. Havi Martinez – Me rikthimin e Hejnkes në krye të pankinës bavareze, pozicioni i Martinezit do të jetë pa dyshim qendra e mesfushës mbrojtëse, duke e kaluar spanjollin në repartin ku ai është ndier më mirë që prej ardhjes te Bajerni. Në këtë pozicion ai ka arritur të japë rezultatet më të mira nën fanellën bavareze, çka pritet me shumë dëshirë edhe nga presidenti Hënes.

Havi Martinez

4. Mats Humels- Ndonëse mbrojtësi gjerman Mats Humels dhe legjenda Hejnkes nuk kanë mundur të punojnë së bashku në skuadrën e kampionëve gjermanë, rikthimi është përfitues për të dyja palët.

humels

Në këtë mënyrë, së bashku me Boatengun, Humels do të ketë mundësinë të krijojë mbrojtjen e kombëtares gjermane. Duke spostuar Martinezin në mesfushën mbrojtëse, Humels do të ketë më shumë hapësira në këtë repart.

5. Zherom Boateng- Nën drejtimin e Hejnkesit, Boateng bëhet zyrtarisht shefi i repartit të mbrojtjes bavareze, nga besimi i fituar ndër vite te trajneri gjerman.

boateng rumenige

6. Uli Hënes- Së bashku me Hejnkes, Salihamixhiç dhe Sanjol, presidenti Hënes do të ketë më tepër akses në skuadrën bavareze.

Henes

7. Dr. Holger Brosh- Më parë ishte shefi i fitnesit te Leverkuseni nën drejtimin e Hejnkes, por pas ardhjes së Ançelotit te Bajerni figura e tij u zbeh. Tani Brosh pritet të rikthehet si shefi i fitnesit të Bajernit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"