Analiza/ Ja arsyet e vërteta mbi skemën e re të Bajernit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 5, 2023 | 21:33

Analiza/ Ja arsyet e vërteta mbi skemën e re të Bajernit

Suksesi i bavarezëve në Kupë me shifra të thella ndaj Maincit nuk do të shkonte pa një analizë të mirëfilltë taktike, aty aplikimi i skemës 3-1-4-2 do të shkaktonte mjaft diskutime se si do të vinte kjo risi në filozofinë e Nagelsmanit.

Bajern

35- vjeçari është një “patriot” i madh i modulit 4-2-3-1 dhe ky ndryshim në një kohë kaq të shkurtër ka hedhur hipotezat se erdhi si rezultat i “gjenialitetit” të Nagelsmanit apo “trysnia” e faktorëve brenda dhe jashtë grupit. Më poshtë po ju prezantojmë me tri arsyet se përse u përdor kjo linjë e re rreshtimi në kampin e kampionëve të Bundesligës, sipas “Bajern Insider”:

1. PRESIONI I MUSIALËS – Xhamali njihet për raportin e ngushtë me Tomas Mylerin dhe pikërisht 100-milionëshi nga Mynihu ka ndikuar në qëndrimin e tij në përfshirjen e “plakushit” në formacionin bazë. 19-vjeçari gëzon status të lartë në “Allianz Arena” dhe mbajtja nën kontroll e tij mbetet më shumë sesa obligim nga bordi bavarez, aty ku edhe teka të tilla duhen pranuar. Në takimin e fundit Myler u vendos në majë të sulmit, ndërsa talenti Musiala e gjeti veten më poshtë, aty ku detyra e tij merrte më tepër tipare krijuese, sesa goditëse.

2. “DIPLOMACIA” ME TIFOZËT- Myler gëzon reputacion të lartë në radhët e tifozërisë së rekordmenëve gjermanë dhe ky është fakt i padiskutueshëm. Periudha më shumë se 14-vjeçare e këtij bashkëpunimi ka bërë që rrënjët e këtij binomi të jetë “trung” i pathyeshëm, aq sa edhe Nagelsmanin e detyruan t’i jepte rolin e titullarit nga minuta e parë, ndryshe nga panorama në sfidat pararendëse.

3. “I PANDREQSHMI” PAVAR- Benzhamë kishte munguar në seancën stërvitore të së dielës dhe kjo e kishte justifikimin nga mbrojtësi francez se problemet me stomakun nga partnerja e tij e kish bërë të pamundur. Por më vonë u zbulua se Nagelsman ishte ballafaquar me të dhe e kishte bindur se Kanselo nuk do të kishte të njëjtin pozicion me të, dhe i premtoi se ai do të mbante rolin e qendrës në mbrojtje. Si përfundim ashtu ndodhi, Bajerni luajti me 3 “shtylla” në repartin difensiv.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"