Analiza/ Ishte Botërori i “topit të vdekur”, po zbehet “efekti Guardiola”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 16, 2018 | 22:30

Analiza/ Ishte Botërori i “topit të vdekur”, po zbehet “efekti Guardiola”

Botërori i “topit të vdekur”, i autogolëve, dhe i përqindjes më të ulët të zotërimit të topit. 43% (73 nga 169 golat e shënuar në këtë Botëror) erdhën nga goditjet standarde, përqindja më e lartë e çdo Kupe Bote që prej 1966-ës. Të çudit fakti që FIFA flet për “efektin Guardiola”. Sepse vendos një autogol, tre të tjerë me strategji, ekipi që goditi më pak portën dhe e mbajti më pak topin: Franca! Kushdo mund të thotë se Kroacia kishte ardhur pas tri ndeshjeve me shtesë.

france kroaci

Skuadra e Daliçit tregoi edhe një herë kurajë dhe personalitet për të marrë iniciativën me edhe pa top. Përballimi i presionit që mësoi në miqësoren e fundit kundër Brazilit përpara se të niste turneu dhe në fazën e grupeve kur mundi 3-0 Argjentinën, e paralajmëruan Francën. Modriç që bënte më shumë se 10-ën, 8-ën, e drejtoi topin më shumë nga krahu i djathtë, atje ku i kudondodhuri Rakitiç, Striniç dhe Perisiç sulmonin Pavarin që këtë herë kishte më shumë ndihmën e Mbapesë.

Dominimi i topit u lodh në minutën e 18-të. Pitana sinjalizoi një faull më shumë se të dyshimtë dhe Grizman lëshoi krosimin që Manxukiç do ta devijonte në rrjetën e tij. Franca, pa rrezikuar, kaloi edhe një herë në avantazh me ushtrimin e saj që e kishte perfeksionuar në një armë strategjike. Shënoi golin e parë në 1/8-at kundër Argjentinës falë një penalltie të Grizmanit, në çerekfinale kundër Uruguait shënoi një aksion fotokopje të këtij goli, por që autor kishte Varan dhe në gjysmëfinale realizoi me një goditje këndi, me Umtitin. Kroacia, menjëherë më pas, i provoi Francës se ilaçi i saj për të gjetur golin e barazimit ishte një aksion i përsëritur disa herë që u finalizua nga Perisiç pas një manovre fantastike.

Franca u rikthye në avantazh me një penallti. Grizman shënoi golin e dytë me gjuajtjen e tij të parë në portë në minutën e 38-të. Pjesa e parë përfundoi me një goditje të vetme të francezëve dhe 7 të Kroacisë dhe 57% të zotërimit të topit nga ballkanasit, por me rezultatin 2-1 për trikolorët. Kroacia doli nga tuneli më e freskët sesa Franca, por as topi dhe as këmbët nuk po vraponin më si në aktin e parë. Të vetmet këmbë që nuk ndalojnë kurrë janë ato të Mbapesë dhe Pogbasë.

Franca ishte shumë pranë perfeksionit. Me 6 goditje shënoi katër gola. Kroacia reagoi sërish përmes Manxukiçit. Vrsaljko vijoi të shtynte në krah të djathtë, por nuk kishte më as kohë dhe as hapësirë. “Kullat” franceze të komanduara nga Varan dhe Umtiti i mohuan çdo rast tjetër. Francës nuk iu desh një ndeshje dramatike për t’u shpallur kampione bote. Për më tepër, ata e fituan kupën pa shumë vuajtje. Deshamp tregoi se diti të ndërtojë një bllok solid shumë të fortë në mbrojtje, mjeshtër i strategjisë dhe forcës së bollshme fizike.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"