ANALIZA/ Interi s’e ka gjetur veten, Konte shpluhuros “shkopin”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2020 | 18:30

ANALIZA/ Interi s’e ka gjetur veten, Konte shpluhuros “shkopin”

Termi, tashmë thuajse i abuzuar, rikujton Interin e çmendur të Mançinit. Më thjesht ajo që u pa kundër Torinos ishte një skuadër me dy fytyra: e ngathët, e pamundur për t’u ndodhur dhe e pakuptueshme deri kur rezultati shkoi 0-2, e bindur dhe e rrezikshme pas golit të Sançezit që rihapi sfidën. E famshmja “uri” që Antonio Konte kërkoi që nga fillimi i aventurës së tij zikaltër humbi rrugës dhe për këtë arsye trajneri duket të kishte hequr në mënyrë figurative figurën e “karotës” duke rigjetur atë të “shkopit”.

FBL-ITA-SERIEA-INTER-FIORENTINA

ARSYETIMI – “Nuk jemi një skuadër e madhe”, ishte koncepti i fortë, aq më shumë nëse i shprehur si nga trajneri po ashtu edhe nga lideri teknik i skuadrës, Lukaku. Megjithatë, arsyetimi ishte i saktë: nëse Interi kishte nevojë të shikonte humnerën për të parë majën, diçka nuk shkonte në nivel përgatitjeje. Jo rastësisht është skuadra që ka mbledhur më shumë pikë duke u nisur nga situata disavantazhi: plot 7. Mjaftoi një “Dem” (ndër të tjera me mungesa) i vendosur “pasqyrë” për të frenuar manovrën e ngadaltë të skemës 3-5-2 interiste, ku mungesat dhe lodhja për angazhimet e kombëtareve kanë recituar pjesën vendimtare, por për të ndarë në çdo skuadër tjetër të kampionatit.

ÇFARË MUNGOI – Ja përse, për herë të parë në sezon, pas përfundimit të sfidës u pa sërish një Konte kaq larg nga qëndrimi i javëve të kaluara, por shumë pranë me mënyrën se si ishte sjellë për thuajse gjithë vitin e shkuar. Mentalitet, dëshirë për të luftuar nga minuta e parë e mbi të gjitha intensitet: kjo është ajo që mungoi të dielën, e jo për herë të parë në sezon. Të mos dyshojmë që trajneri do të ndihet si në stërvitje dhe në privat siç ka bërë përpara telekamerave.

Porsa Interi u “zgjua”, krijoi tri raste në pak minuta dhe mundësi të tjera, duke gjetur dështimin për të ushtruar presing të avancuar, për të luftuar te topat e diskutueshëm, për të ngushtuar hapësirat dhe për të lejuar “luksin” e rreshtimit të dyshes Lukaku-Lautaro i mbështetur nga Sançez, me Barela-Vidal në mesfushë. Një sasi e madhe ku nuk duket të bëjë më pjesë Eriksen, i kaluar në hierarki nga Naingolan. Tani duhen (ri)gjetur shpejt vlerat, grinta dhe vendosmëria e ndërtuar me qetësi në sezonin 2019-’20: nuk mund të jenë zhdukur në harkun e disa muajve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"