Analiza/ Interi, një skuadër e vogël me… të voglat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2018 | 15:25

Analiza/ Interi, një skuadër e vogël me… të voglat

Atëherë nuk ka ndryshuar asgjë… Inter mbetet i çmendur, siç “tingëllon” një frazë e himnit të kësaj skuadre. Ndoshta, një ekip që dashuron të vetëshkatërrojë makiazhin që i kishte vënë sivjet vetes. Kjo skuadër vazhdon të bëjë marrëzira, sepse është gati që të recitojë siç duhet pjesën ku tregon muskujt me të mëdhatë, duke ofruar rezultate fantastike, ndërsa në ato sfida që duket sikur do të mjaftonte një administrim normal i forcave, bën gjëma të mëdha. Dhe ja tek brenda një jave rikthehet Interi “i vjetër”… Ndoshta, Atalanta mund të ishte skuadra më e keqe që mund t’i ofronte kalendari, por a jemi të sigurt se nëse do të ishte përballur me Juven, do të kishte qenë një Inter kaq pak i përqendruar?

inter parma

TË VOGLAT Përgjigjja e parë që të vjen në mendje është jo. Sepse tendenca është gjithmonë e njëjta dhe as Luçiano Spaleti nuk arrin që të bëjë kthesën e madhe. Interi vazhdon të humbasë pikë me peshë në renditje kundër skuadrave të ashtuquajtura të vogla, të mesit apo pse jo edhe të fundit të tabelës. Përveç barazimit ndaj Torinos, Interi, ato 9 pikë distancë që ka në renditje me Juventusin përkthehen në humbjet me skuadra si Sasuolo, Parma e Atalanta, ku me gjithë respektin për ato, nuk kanë dozën teknike të zikaltërve. E kundërta ndodh, nëse marrim si referim skuadrat e klasifikuara mes gjashtë të parave në sezonin e kaluar, ku Interi sivjet ka marrë pikët e plota ndaj Milanit dhe Lacios, madje edhe duke dominuar sfidat.

djimsiti.atalanta.inter_.anticipo.2018.2019.750x450
Pikërisht, kjo është ajo që të bën të vësh duart në kokë përballë kësaj skuadre, e cila nuk duket se ka ndërmend që ta ndryshojë këtë tendencë, pikërisht ajo që e ka shoqëruar edhe në vitet e fundit dhe u ka kushtuar zikaltërve që të mos arrijë të kualifikohet për vite me radhë në Champions. Nëse i kthehemi “librit” të shifrave në sezonet e kaluara, Interi paguan shumë shtrenjtë ndeshjet me skuadrat që në letër duhet t’i kalojë pa probleme, konkretisht duke lënë rrugës 27 pikë në sezonin e kaluar; 33 në sezonin 2016-2017; 28 në 2015-2016; 39 në 2014-2015 si dhe 33 në sezonin 2013-2014. Sigurisht, është banale të thuash dhe të justifikohesh se të gjitha ndeshjet nuk mund të fitohen, por në një “serbator” prej 84 pikësh (28 ndeshjesh) duke lënë jashtë pesë skuadrat e ashtuquajtura të mëdha, Interi ka lënë mes 30 dhe 50 për qind të pikëve ndaj tyre, në pesë vitet e fundit. Dhe nëse kërkon që të luftosh, të paktën për vendin e dytë, duke lënë mënjanë Juventusin në dukje i pakapshëm, duhet të bëjë shumë më shumë sesa kaq.

it

MENAXHIMI I CHAMPIONS-IT Spaleti, pas ndeshjes me Atalantën, pranoi se jo vetëm distanca nga Juventusi është e madhe, por edhe ndaj Napolit kanë shumë për të mësuar. Një vit më parë, Interi e mbylli kampionatin me 19 pikë distancë nga Napoli dhe ta mendosh se nuk luante as Champions-in. Sigurisht që sivjet shumë gjëra janë përmirësuar dhe ekipi është përforcuar me elementë të rëndësishëm, por nëse pas 12 javësh has në 9 pikë distancë nga Juventusi dhe në momentin kur dukesh se ke kapur Napolin, gabon në një ndeshje që tronditesh totalisht, pas 7 fitoresh radhazi dhe një barazimi inkurajues me Barcelonën, atëherë problemi është mjaft i madh dhe tani duhet të jenë futbollistët, ata që duhet t’i vijnë në ndihmë sa më shpejt trajnerit të tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"