Analiza/ Inter mbetet “delikat”, Konte duhet të përmirësojë… kurën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 7, 2020 | 16:06

Analiza/ Inter mbetet “delikat”, Konte duhet të përmirësojë… kurën

Nëse edhe dikush si Konte (që ka tendencë të mbrojë grupin nga çdo kritikë si kundër Breshas kur kërkoi të sulmonin më mirë atë se grupin) shprehet me fraza motivuese të tipit “Shpresoj që lojtarët të ndiejnë qoftë 1% të zhgënjimit që ndiej unë” te lojtarët e tij, do të thotë që humbja kundër Bolonjës shënon një pikë force për Interin.

Inter.2019.20.abbraccio.esultanza.750x450

Në kampionatin e tij, shikon t’i sfumojë ëndrra për titullin dhe t’i largohet vendi i dytë që në statistika një ndryshim e bën krahasuar me të katërtin e sezonit të kaluar. Në progreset e lojës, ende larg nga ai hap cilësor i pritur me një trajner që zakonisht në sezonin e parë dhuron kthesa të pamundura. Por edhe në projekt, me përballjen e parë të vërtetë Konte-Marota-Oriali.

VIJA LOGJIKE – Futbolli i postpandemisë zbut disi konturet e asaj që mund të konsiderohet një dështim apo krizë, por mbetet e vështirë të gjendet një vijë logjike në një skuadër që barazohet nga Sasuolo, fiton thuajse për mrekulli ndaj Parmës, i shënon gjashtë gola Breshas (pa pësuar) e më pas shpërdoron një ndeshje të fituar.

Shkak mund të konsiderohet megjithatë delikatesa psikologjike e një grupi që është pasuruar me personalitete të rëndësishme si Lukaku, Eriksen e Jang, por që ende nuk ofron garanci në një kompeticion të gjatë. Gjeste si ai për të mos ia lënë topin goditësit të përzgjedhur të penalltive kur rezultati ishte 1-0 nuk ndihmojnë në këtë drejtim, pavarësisht se në superioritet numerik. Ajo fije e kuqe lidh atë që ka ndodhur me Bolonjën me pengesa të tjera jo të parëndësishme, si për shembull humbjen në transfertë ndaj Lacios.

ARSYETIME – Do të duhet të punohet mbi të gjitha mbi merkaton dhe “Suning” është gati ta bëjë si në hyrje po ashtu edhe në dalje me ata elementë që nuk cilësohen në lartësinë e Interit. Megjithatë, do të nevojitet edhe një arsyetim mbi punën e Kontes, jo në diskutim për cilësinë dhe aplikimin, por që ende nuk ka gjetur çelësin e duhur për të kthyer Interin në ato skuadra që ishin Juventusi 2011, Çelsi 2016 dhe, pjesërisht, edhe Italia 2014.

Për shembull, një arsyetim të mëtejshëm mbi 3-5-2/3-4-1-2 që penalizon Shkriniarin e Godinin, nuk i lejon Eriksenit të shprehë më të mirën dhe synon shumë te krahët që, për sot, skuadra nuk ka. Gjithçka, pa harruar që mungojnë edhe 8 ndeshje kampionati, duhet mbrojtur vendi i tretë, vendi i dytë nuk duhet braktisur dhe mbi të gjitha Liga e Europës duhet nderuar: madje kjo e fundit mund të jetë edhe çelësi i kthesës së sezonit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"