ANALIZA/ Inter i lodhur! Milano me dy fytyra, por e nis me 2 fitore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 15, 2022 | 22:37

ANALIZA/ Inter i lodhur! Milano me dy fytyra, por e nis me 2 fitore

Milano e nis sezonin me fitore, edhe pse mënyrat për ta arritur, ishin të ndryshme. “Djalli” si kampion, shënon, por edhe argëton duke e nisur pikërisht aty ku e la. Madje, duke dhënë edhe ndjesi më të mira. Konfuzioni dhe nervozizmi mbretëron tek Interi, që tregon se i ka cilësitë për të përmbysur ndeshjet. Do të nevojitet kolaudim, pasi me Luakun ndryshon diçka, por mungojnë edhe 37 ndeshje e zikaltrit e dinë se si ndiqet një titull.

milan

KËTU MILANI – Pioli në një intervistë të një jave më parë kishtepërcjellë qetësinë e atij që ndihet i fortë. Duke folur për ekipin etij, sytë i shkëlqenin. Bindje në mundësitë e grupit, në disponueshmërinë dhe bujarinë që kanë lojtarët e tij (“Në stërvitje më duhett’i frenoj se përkushtohen fort”), pa frikë nga kundërshtarët sepse- siç thotë Pioli – “Nëse bëjmë atë që dimë, nuk kemi frikë ngaaskush”.

Ja, ato ndjesi të mbetura në ajër në një kontekstgazetaresk, të gjitha u panë të shtunën në fushë. Milani është isigurt për veten, për forcën e tij, i pëlqen të luajë, ka manovra tëndryshme, pjesëmarrje kolektive, entuziazëm. Të shtunën u ndëshkua menjëherë, rikuperoi shpejt, e pa veten të barazuar në fundtë pjesës së parë, por në të dytën filloi të luante sërish lojën e tijpa pasoja. Disa të meta në prapavijë, por vetëm sepse skuadra ka një qendër të lartë graviteti, që synon të sulmojë e jo të mbrojë.

Pak pika referimi për kundërshtarët, shpejtësia e ekzekutimit,sprinte dhe kombinime me trekëndësha. Kampionët e Italisë u dukën konkretë dhe me ndeshjen në dorë.

Më e rëndësishme ishteqë të gjitha linjat e dyta ishin në lartësinë e duhur. Formacionifillestar ishte i përbërë nga kampionët e vitit të kaluar, teksa Origie De Ketelare dhanë ndjesinë se mund t’u besohen edhe më shumë minuta. Ndaj Atalantës do të jetë testi i parë me peshë sezonal dhe Milani është i ftuar të mos zhgënjejë.

INTER I LODHUR – Nga ana tjetër, Inzagi, siç e pranoi sinqerishtnë fund të ndeshjes, do të duhet të pyesë veten dhe skuadrën e tij”pse e katandisën veten në fitore në minutën e 95-të”. Një ndeshje,megjithatë, e cila shkoi menjëherë shumë mirë. Lukakut iu deshën150 sekonda për t’iu rikthyer golit në kampionat. Sikur fanella zikaltërtë ishte një lloj veshje prej Supermenit për të.

webimage-F29BDD02-FC27-4CCE-A69B5753D7DAEA80

Të gjithë prisnin që Interi të rriste ritmin ë atë pikë, të përpiqej të dyfishonte, të mbyllte çështjen dhe të fitonte gjerësisht. Në vend të kësaj, lejoi një Leçe vendosur mirë që të kthehej në rrugën e duhur, të krijonte njërrezik dhe të barazonte. Ofensiva përfundimtare, e lehtësuar nga 5 ndryshime të një niveli shumë të lartë në krahasim me pankinën eLeçes, çoi në disa goditje të njëpasnjëshme, ku e fundit ndëshkoi vendësit.

Inter “i shëmtuar” por fitues, desh u ndal nga pritjet eFalkones dhe nga një skuadër që e gjitha së bashku kishte një totalprezencash në Serinë A që nuk kalonin as gjysmën e atyre të Handanoviçit. Për nen kampionët e Italisë, një fillim me këmbën egabuar do të kishte bërë të ngryseshin disa fytyra menjëherë, porfitorja në këtë mënyrë duhet të ngrejë pyetje që kërkojnë përgjigje.

Nëse Interi ul ritmin, bëhet një tank i lodhur. Inzagi ka në dispozicion edhe afrimet e reja që nga fillimi i përgatitjes, por të shtunën nuk i besoi asnjërit syresh. As Asllanit që në miqësoret e verës ishte i vetmi që kishte bërë figura pozitive të njëpasnjëshme

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"