ANALIZA/ Gjermania ëndërron suksesin në Europian, ja tri arsyet pse “Pancerat” besojnë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2020 | 9:37

ANALIZA/ Gjermania ëndërron suksesin në Europian, ja tri arsyet pse “Pancerat” besojnë

Më në fund Gjermania. Skuadra e Joakim Lëvit tregoi se nuk ka harruar të luajë futbollin e saj. Një skuadër që funksionoi në mënyrën më të mirë taktikisht dhe teknikisht. Ishte një ndeshje e përgatitur mirë nga gjermanët të cilët edhe pse e panë veten në disavantazh nuk e vunë kurrë në pikëpyetje rezultatin.
unnamed
Një paraqitje që të jep shpresë për ndeshjet e ardhshme dhe një sinjal i mirë për kompeticonin madhor që do të luhet në qershor. Arsyet për të shpresuar janë të mëdha dhe duke parë ndeshjen e së shtunës, edhe të drejta.

STABILITETI
1229619706.0
Një skuadër e ekuilibruar, lojtarë pozicionalë dhe efektiv. Këto ishin disa nga cilësitë që u vunë re në lojën e gjermanëve. Trajneri Lëv kishte përgatitur mirë ndeshjen duke nisur nga konferenca për shtyp një ditë përpara. Ai bëri thirrje për durim dhe se besonte te skuadra jo vetëm për momentin, por edhe për të ardhmen. Duket se ditët e turbullta janë lënë pas shpine dhe në skuadër po punohet fort për një qëllim, për të qenë protagoniste në Europianin e ardhshëm, duke lënë pas situatën e vështirë në federatën gjermane të futbollit e cila është duke përjetuar një skandal për ryshfete.

GORECKA
55231837_101

Ashtu siç e tha edhe trajneri Joakim Lëv, Leon Gorecka po kaoln një formë të shkëlqyer duke u bërë një nga lojtarët më të mirë në skuadër. Leon është i kudondodhur, gjithmonë në ndihmë të sulmuesve dhe mbrojtësve. Ai jep asiste dhe është një kërcënim i vazhdueshëm për portën kundërshtare. Me ardhjen e Toni Kros dhe Joshua Kimish, Gjermania do të ketë pas shumë vitesh një mesfushë me muskuj dhe fantazi. Në stol janë edhe lojtarë si Ilkai Gyndoan dhe Kai Haverc, edhe pse mund të mungojë një lider si Tomas Myler, por Lëv ka ditur si ta menaxhojë situatën.

SULM ATOMIK
471494_175761_956_500_jpg

Leroi Sane ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë, i shpejtë me topin dhe driblues, ylli i Bajernit është një siguri në sulm. Fjalë të mira edhe për Timo Verner. Sulmuesi i Çelsit është rritur shumë në Premier Ligë, duke u bërë një element i rëndësishëm dhe një lojtar kyç edhe në kombëtaren gjermane. Dy golat ndaj Ukrainës ishin një mesazh për tifozët të cilët mund të shpresojnë për më shumë. Sigurisht që Lëv mund t’i besojë edhe Gnabrisë dhe Lukas Valdshmidit. Sulmuesi i Bajernit është pjesë e treshes e cila po projektohet të përfaqësojë skuadrën në Europianin e ardhshëm. Trajneri ka gjetur kiminë e duhur duke i bazuar në karakteristikat e lojtarëve të tij. Por ajo që ka më shumë rëndësi është rigjetja e pasionit dhe krenaria për fanellën, e cila vazhdon të peshojë shumë në Gjermani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"