ANALIZA/ Favorit për Ligën e Europës, ja përse Interi nuk duhet t’i humbasë shpresat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 3, 2020 | 18:03

ANALIZA/ Favorit për Ligën e Europës, ja përse Interi nuk duhet t’i humbasë shpresat

Dhjetë pikë në 4 ndeshje mund të mos mjaftojnë, sepse Juventusi dhe Lacio vazhdojnë të vrapojnë dhe mbeten larg përkatësisht 8 dhe 4 pikë. Shumë për të ëndërruar vërtet përmbysjen në krye kur mungojnë edhe 9 javë nga përfundimi, por Interi nuk dëshiron të ndalet. Në lojë është edhe vendi i tretë për t’u mbrojtur nga sulmi i Atalantës, janë 11 pikët më shumë të regjistruara krahasuar me një vit më parë e mbi të gjitha Liga e Europës si objektiv, dhe duhet të jetë pikërisht Kupa që këtë vit do të luhet në gusht që e shtyn Antonio Konten ta mbajë gjithmonë të lartë stekën.
espozito interi
JO MË GABIME – Kupën e Italisë Interi e luajti në Napoli në javën e parë pas rikthimit në fushë. Me Ligën e Europës nuk dëshiron dhe nuk duhet bërë i njëjti gabim. Ja përse dëshiron t’i afrohet në formën më të mirë sfidës për “jetë e vdekje” kundër Getafes që kualifikon në gjysmëfinale. Spanjollët, që do të humbasin Antunes, Dejverson dhe Kenedin dhe që në La Liga kanë fituar vetëm 1 ndeshje nga 5 pas rikthimit në fushë, nuk duhen nënvlerësuar. Konte duhet të ecë menjëherë me 100 në orë dhe një fund kampionati në nivele të larta mund të japë shtysën. Trajneri zikaltër ka fituar një titull në vitin e parë si te Juventusi po ashtu edhe te Çelsi. Europa nuk i ka sjellë kurrë fat, megjithatë pas një muaji mund të shndërrohet në trofeun e duhur për të mos mbetur “thatë”.

MES FAVORITEVE – “Suning” dëshiron të fitojë diçka këtë vit dhe objektivi europian në letër mbetet i arritshëm. Konte do të vazhdojë të përdorë rrotacionin në Serinë A edhe për këtë arsye: kështu nuk do lodhen muskujt e asnjërit prej lojtarëve, do të mbahet i lartë tensioni i gjithë skuadrës. Edhe pse nuk është kualifikuar ende për gjysmëfinalen në Gjermani, Interi mbetet gjithmonë mes favoriteve të mëdha. Kompanitë e basteve e konsiderojnë skuadrën e Kontes në vendin e dytë pas Mançester Junajtidit, ndërsa pas krahëve të zikaltërve ndodhen Uolverhempton dhe Bajer Leverkuseni.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"