Analiza/ Europiani “vlen” më pak sesa Champions-i

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 2, 2016 | 22:26

Analiza/ Europiani “vlen” më pak sesa Champions-i

Gazeta e njohur spanjolle “AS” ka publikuar një analizë në të cilën shkruhet se formacioni më i shtrenjtë i Europianit vlen më pak sesa formacioni më i shtrenjtë i Ligës së Kampionëve.

2369538_UltraWideDiferenca mes skuadrave duket se bëhet në repartin e sulmit, pasi në mbrojtje nuk ka ndryshime. Nojer, Alaba, Ramos, Pike dhe Boateng janë pesë lojtarët që formojnë prapavijën si në Ligën e Kampionëve, ashtu edhe në Kampionatin Europian.

Vlera e 11-shes më të mirë në Ligën e Kampionëve shtohet shumë edhe nga pjesëmarrja e Mesit, Suarezit dhe Hames Rodrigezit.

Janë pikërisht këta të tre që i shtojnë shumë vlerën ekipit të Champions-it. Përkatësisht, formacioni i Europianit vlen 680 mln euro, ndërsa i Champions-it 765 mln. Në ekipin e Europianit janë përzgjedhur Levandovski, Hazard dhe Bejl.

Futbollisti më i shtrenjtë në të dyja formacionet është pa dyshim argjentinasi Lionel Mesi, vlera e të cilit është 120 milionë euro. I dyti lojtar më i shtrenjtë në botë është Kristiano Ronaldo, me 10 mln më pak se Mesi.

Në fakt, këto nuk janë vlerat me të cilat lojtarët mund të transferohen në merkato, por vlera reale e kartonit sipas faqes së specializuar “transfermarkt”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"