Analiza e Zakeronit: Milani skuadër super, Juventusi nuk bind në asnjë repart

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2021 | 12:27

Analiza e Zakeronit: Milani skuadër super, Juventusi nuk bind në asnjë repart

Alberto Zakeroni, ish-trajneri i Milanit dhe i Juventusit, nuk ka dyshime se cili do të jetë fituesi i supersfidës të së dielës në mbrëmje në “Allianz Stadium” të Torinos.

ZAKERONI

“Nuk ka dyshime se Milani tashmë është një skuadër super në të gjitha repartet dhe për më tepër ka mësuar që të ndërrojë ‘lëkurë’ në varësi të situatave të ndryshme që sjell një ndeshje.

Juventusi nuk është ende grup dhe për të konfirmuar këtë mjafton të sjellim në mendje fjalët e Kielinit me Alegrin anash fushës teksa luhej ndeshja me Empolin (kapiteni bardhezi tha:

“Nuk jemi skuadër, këta na kanë mbetur”). Nëse Milani ka të njëjtin ritëm edhe nëse luan apo jo, Ibra, Kesi e ndonjë tjetër, Juventusi mund të ketë elementë të fortë në mbrojtje e në sulm, por problemi është që mesfusha nuk i lidh ende dot këto dy reparte.

Për më shumë, në sulm mungon një pykë. I vetmi është Morata dhe një tjetër si ai që të tërheqë ekipin përpara Juvja nuk e ka”, tha “Zak”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"