Ndeshje perfekte, por korçarëve u duhej më shumë besim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2017 | 23:05

Ndeshje perfekte, por korçarëve u duhej më shumë besim

SULEJMAN MEMA

Sulejman Mema

Ishte një ndeshje per fekte e Skënderbeut. Skuadra veproi në mënyrë kompakte si në fazën mbrojtëse, ashtu edhe atë sulmuese. Natyrisht, në disa raste korçarët edhe rrezikuan disi, por kjo ishte e logjikshme kur përballë ke një kundërshtar shumë të zotin, i cili mund të vërë në vështirësi edhe më të mëdhenjtë e Europës.

skenderbeu

PJESA E PARË

Pritej që të ishte një Skënderbeu i ndrojtur që do të stepej disi pas sulmeve të para të Dinamos së Kievit, por doli krejt e kundërta. Korçarët, megjithëse jo fort agresivë në mesfushë, janë mjeshtër të vërtetë në menaxhim. Me këtë nënkuptoj faktin, që asnjë skuadër shqiptare nuk di të përshtatet aq mirë në rrethana të lehta dhe të vështira si Skënderbeu. Qarkulluan topin me shpejtësi kur deshën, e ngadalësuan ritmin në mënyrë spektakolare kur ndjenë rrezikun dhe shkatërrojnë aksionet kundërshtare falë një presingu me shumë finesë dhe aspak brutal. Ndoshta kjo është e vetmja “e metë” e tyre. Jo fort agresivë aty në mesfushë sepse as Lilaj, as Osmani, as Xhejms dhe aq më pak Gavazaj, nuk dinë të bëjnë punë të pisët.

Por kanë shumë tru. Ky është fati i madh i këtij Skënderbeu. E megjithatë, ekipi ka edhe përgatitje fizike shumë të lartë, sepse nëse të mungon agresiviteti, atëherë duhet të kesh shumë fuqi të vraposh. Skënderbeu e bën në mënyrë të mrekullueshme këtë, me përjashtim të Souesë. Por ai fundja qendërsulmues është. Në tërësi, kjo ishte një ndeshje shumë e mirë, falë edhe një automatizimi që kanë fituar lojtarët e Skënderbeut në lëvizjet që bëjnë, por edhe për faktin se e dinë në çdo moment se ku është shoku i tyre i skuadrës. Askush si ata nuk luan sot në vendin tonë dhe për këtë kanë një meritë të gjithë.

nimaga

PIKA KYÇE

Radas, mesfusha dhe një skuadër e shkurtër, jo e shkurtër në kuptimin e gjatësisë, por reparte të vendosura shumë pranë njëritjetrit, të cilat spostoheshin në fushë në mënyrë të sinkronizuar. Korçarët nuk kaluan në aventurë me kroset nga krahët, sepse Dinamo ka lojtarë shumë fizikë, por vendosën që të luanin në lojën e tyre të zakonshme dhe të bëjnë atë që dinë më mirë: qarkullim topi dhe vertikalizim. Aksionet nisin nga Radas dhe mesfusha ishte gjithnjë me një lojtar plus në raport me ukrainasit.

PIKA E DOBËT

Vetëbesim i vonuar… Sot Skënderbeu është i eliminuar, por nëse do të kishte luajtur kaq lirshëm dhe kaq me guxim edhe në ndeshjet e më- parshme, do kishte ndonjë pikë më shumë. E megjithatë, kjo është një eksperiencë e fituar që do t’i shërbejë shumë në të ardhmen. Sot, ata janë ekipi shqiptar që po bën historinë dhe një histori të bukur madje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"