Analiza e Sakit për Milan-Juventus: U tregoj si ndalet Ronaldo, Gatuzo jep jetën për…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 10, 2018 | 19:28

Analiza e Sakit për Milan-Juventus: U tregoj si ndalet Ronaldo, Gatuzo jep jetën për…

Ditën e nesërme në 20:30 do të luhet Milan-Juventus. Ndeshja mund të mos ketë më lavdinë e dikurshme, por një analizë e Arigo Sakit, po. 72-vjeçari “skanon” të dyja ekipet dhe vlerëson Gatuzon. Për “Gazzetta dello Sport”, italiani shpreson për një fitore të Milanit, por ka edhe “ilaçin” si ndalet Ronaldo.

Arrigo Saki

Sfida

“Nuk pretendoj të shoh një Milan duke bërë presing në sulm, por as duke u mbrojtur. Do të isha i kënaqur me një vijë të mesme. Çelsi i sfidës do të jetë ekulibri kur skudrat të kenë topin në zotërim. Milani vjen vjen nga një transfertë me Betisin që e dëmtoi shumë. Ka vetëm 48 orë për të përgatitur ndeshjen dhe kjo është shumë pak.”

Gatuzo

“Këto ndeshje janë speciale dhe stadiumi do të jetë benzinë për lojtarët. Ajo që pyes veten është se a do të arrijë Milani ta mbajë ritmin e ndeshjes në aspektin fizik. Gatuzo ka bërë punë të madhe deri tani. I ka kthyer dinjitetin e humbur skuadrës dhe ua ka bërë të qartë lojtarëve se çfarë do të thotë të luash për kuqezinjtë. Megjithatë, Juventus ka potencial të madh dhe lojtarë që mund ta vendosin ndeshjen me një episode. Më besoni Rino është fenomen. I ka dhënë shpirt Milanit dhe ka sjellë krenari. Milanit i mungon pak shpejtësi dhe pressing, por këta djem nuk do të heqin dorë kurrë. Rino është një nga lojtarë që jep jetën për futbollin dhe lojtarët e tij”

Ronaldo

“Ronaldo markohet me anë të skuadrës. Kur Milani im lunte kundër Napolit të Maradonës unë u thoja lojtarëve:’Gjëja më e rëndësishme është që të marrë më pak topa se zakonisht’, kjo mund të arrihet me pressing. Po ndaluat pasat drejt Ronaldos e heq nga loja, sepse ai është lojtari që mbyll aksionet”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"