Analiza e probleme të ballshiotëve në 12 javë, Bylisit i mungojnë tetë pikë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2022 | 12:05

Analiza e probleme të ballshiotëve në 12 javë, Bylisit i mungojnë tetë pikë

Ballshiotët e pjesës së parë të sezonit 2022-2023 kanë bërë një paraqitje me “tri fytyra”, ku natyrisht që kanë bërë gabimet e veta, por kanë vuajtur edhe nga gjykimet e padrejta.

2000000000000

Bylisi ka arritur që t’i bëjë një mbyllje me 12 pikë gjysmës së parë të garës, ndërsa ajo që duhet të theksohet është fakti se gabimet arbitrare kanë ndikuar në rezultatet e drejtpërdrejta të ndeshjeve. Duke filluar që nga sfida e dytë e sezonit në Durrës, kur Bylisit i anulohet penallti dhe ndeshja shkonte 2-0, ndërsa mëkatet ndaj mallakastriotëve kanë vijuar edhe më tej, teksa në Kukës, Bylisi e pëson golin nga një moment i dyshimtë, kurse dy lojtarë titullarë të Kukësit, por sidomos Taipi, falen nga i kuqi. Për të vijuar me ndeshjen e Shkodrës, kur Bylisit nuk i jepet penallti, por edhe i hiqet një mundësi shënimi.

Në ndeshjen me Tiranën në Ballsh, i falet i kuqi Ardit Deliut kur sfida ishte 0-0 dhe minuta e 61-të. Në ndeshjen me Kastriotin në Kamzë, goli i dytë i krutanëve është faull, ndërsa Qardakut nuk i jepet penallti. Edhe në sfidën me Teutën, ballshiotët kërkuan një penallti. Pra po të shohësh pikët, Bylisit i mungojnë plotë 7-8 pikë dhe gjithçka do të ishte ndryshe.

ANALIZA – Edhe pse janë skuadra më e persekutuar në elitë, drejtuesit kanë zhvilluar edhe analizën me skuadrën për paraqitjen që kanë bërë deri tani. Natyrisht se edhe për atë që është investuar dhe kualitetet, të cilat janë në ekip, pritshmëritë kanë qenë për t’u bërë pjesë e pesëshes së parë. E megjithatë diferenca nuk është e parikuperueshme. Jo më kot edhe për pjesën e dytë, në Ballsh do të synohet që skuadra të jetë më solide në sajë të harmonisë së grupit apo dhe afrimeve!

ERION SALIU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"