Analiza e “Panorama Sport”/ Pse kërcet vendimi i Disiplinë për incidentin në Ballsh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 18, 2021 | 14:50

Analiza e “Panorama Sport”/ Pse kërcet vendimi i Disiplinë për incidentin në Ballsh

Komisioni i Disiplinës ka përdorur dje të njëjtin masë ndëshkimi për Kirian Nuebuezen e Laçit dhe Xhoi Crakanjin e Bylisit. Në pamje të parë duket ndëshkim i rëndë, por duke ditur se çfarë ka ndodhur në “Adush Muça” të Ballshit, vendimi kërcet disi, ndonëse mund të thuhet se është zbatuar në maksimum rregullorja.

Nuabueze Sherri Laci

Së pari, Disiplina ka vënë në baraspeshë iniciatorin e sherrit, Nuebueze, që bën tri veprime antisportive, ku dy herë godet Jankun dhe më pas shpërndarja e grushtave dhe shkelmave ishte për këdo që i dilte para. Carkanji i Bylisit ka reaguar fillimisht duke shtyrë nigerianin, pasi goditi Jankun që ishte i shtrirë në fushë dhe po merrte ndihmën mjekësore dhe pas reagimit të Nuabuezes ka nisur “artet marciale” ashtu si sulmuesi i Laçit.

Fakt tjetër që e bën dyshues standardin e dënimit, është numri i pakët i të ndëshkuarve, pasi është parë qartë në transmetimin televiziv se sa persona u përfshinë në sherr dhe se çfarë veprimesh të shëmtuara bënë, ku në fund pati edhe të gjakosur. Heshtja e drejtuesve të dy klubeve e vërteton më së miri se ata kanë mbetur të kënaqur nga dënimi i dhënë, pasi pritshmëritë ishin për më shumë.


Me gjasa, anëtarët e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës nuk i kanë marrë për bazë pamjet filmike, pasi përndryshe do të kishim më shumë të penalizuar, jo vetëm dy lojtarë dhe fizioterapisti i Bylisit. Fakt tjetër që e shton kërcitjen e vendimit është se të dy klubet ia kanë hedhur pa lagur, pasi nuk ka asnjë masë ndaj tyre.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"