ANALIZA E “PANORAMA SPORT”/ FIFA, si shpëtim për modën e re të skllavërimit në futbollin shqiptar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Janar 14, 2020 | 11:43


ANALIZA E “PANORAMA SPORT”/ FIFA, si shpëtim për modën e re të skllavërimit në futbollin shqiptar

Gjithmonë “shpëtimi” duhet të vijë nga të huajt. Vendimet e rëndësishme, ato që i besojmë më shumë se sa ato që shohim vetë në këtë vend çdo ditë, duhet patjetër që të bëjnë sens vetëm kur i marrin të huajt. Njësoj si në politikë… Vendimet e FIFA-s nxjerrin në pah për të disatën herë gjendjen e vërtetë të sportit në Shqipëri. 

goal_fifa-cropped_m0s1b2vashu91n8dm61p8hsku

Dy klubeve elitare u është bllokuar merkatoja për shkak të borxheve. Jo si Çelsi, apo ndonjë klub tjetër europian që merkaton ua bllokojnë për shkak se shkelin rregullat e lojës, apo bëjnë hile në blerjen e lojtarëve. Jo, në Shqipëri klubet nuk kanë para të shlyejnë lojtarë me të cilët kanë firmosur kontrata. Që do të thotë se:

– Klubet janë amatore në mënyrën se si menaxhohen. Mendojnë se duke u mbajtur rrogat futbollistëve shqiptarë, mund të bëjnë “filma” edhe me të huajt.

lUFTETARI-FLAMUTARI

– Federata merr guximin të licencojë klube që nuk paguajnë futbollistët prej muajsh të tërë, duke shkelur para së gjithash rregulloret. Rrjedhimisht paracakton garën, sepse në të tilla kushte nuk do shumë mend për të kuptuar se cila ka rënë nga Kategoria, apo jo?

– Ministria përkatëse nuk do t’ia dijë për gjendjen ku po shkon futbolli shqiptar dhe sporti në tërësi.

– Kemi klube që paguajnë rregullisht dhe nuk shqetësohen që marrin pjesë në një garë ku të tjerët janë praktikisht të falimentuar.

– Qeveria jo vetëm që nuk e mbajti premtimin për të miratuar ligjin e sportit brenda muajit shtator, por as nuk kujtohet më për të, ndonëse ai konsiderohet shpëtimi i vetëm.

Dhe e fundit, por për të vënë duart në kokë, kemi modelin e ri të skllavërimit në futboll: lojtarë të rinj, pothuajse të gjithë shqiptarë, që nuk paguhen në klube të ndryshme dhe kur vendosin të ikin për shkak të këtij problemi, duhet që të falin rrogat e pamarra. Imami, Kërçiku, Nika, Deliaj, Renja etj.

Ndërsa të huajt, ata shkojnë në FIFA… Po për këtë temë do të flasim gjerësisht gjatë ditëve të ardhshme. Për të kuptuar ndoshta më mirë se sa e rëndë është gjendja në sport dhe jo vetëm në futboll.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com