ANALIZA E “PANORAMA SPORT”/ 192 gola në dy faza, 83 janë produkte… importi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 12, 2021 | 19:27

ANALIZA E “PANORAMA SPORT”/ 192 gola në dy faza, 83 janë produkte… importi

Edicioni i 82-të i Kategorisë Superiore ndodhet në gjysmë të rrugës. Në përfundim të 18 javëve, Vllaznia është fituesja e trofeut honorifik, kampion dimri. Skuadra e drejtuar nga trajneri Tomas Brdariç kryeson me 37 pikë dhe me 6 pikë më pak vjen Partizani.

Kukesi

“Panorama Sport” do t’ju paraqesë lexuesve një analizë të golave të shënuar në 90 ndeshjet e luajtura deri tani në Superiore. Pa dyshim “ligjin” e bëjnë golashënuesit e ardhur nga jashtë vendit. Termi vendas në këtë analizë do i referohet lojtarëve që janë produkt i klubeve shqiptare.

Ndërsa futbollistët nga trevat shqiptare, kryesisht Kosovë dhe Maqedoni e Veriut do të rreshtohen te pjesa e importit, për vetë faktin se janë formuar si lojtarë jashtë kufirit shtetëror të Republikës së Shqipërisë. Në dy fazat e para janë shënuar 192 gola, me një mesatare 2.13 gola për ndeshje, ose 10.66 gola për javë.

Luhatjet e golave të shënuar në këto 18 javë kanë qenë të dukshme. Rekordi negativ është regjistruar në javën e nëntë, të luajtur më 12 dhjetor ku u shënuan vetëm 5 gola. Java më produktive ka qenë e 12-ta, e luajtur si asnjëherë tjetër, më 30 dhjetor, ku u realizuan 20 gola.

GOLASHËNUES IMPORTI – Në edicionet e fundit është fakt që golashënuesi më i mirë i Superiores është një lojtar importi. Ky fenomen po funksionon edhe tani. Për momentin kemi një kryesim të lehtë të golave të shënuar nga lojtarë vendas, 109, përkundrejt 83 golave të shënuar nga lojtarë të importuar në Superiore. Golashënuesi më i mirë i dy fazave është Agim Ibraimi i Kukësit, shqiptar nga Maqedonia e Veriut (në këtë rast gjysma e së keqes).

Statistikat

Pas tij vjen shoku i skuadrës nigeriani Patrik Eze me 8 gola. Po 8 gola ka shënuar edhe Ardit Hoxhaj i Vllaznisë, flamurmbajtësi i futbollistëve nga Shqipëria. Me nga 7 gola vijnë sërish dy sulmues të huaj, Devid de Silva i Kastriotit dhe Kirian Nuabueze i Laçit.

Pastaj radha vijon me ganezin e Skënderbeut, Alfred Mensah me 5 gola. Në tabelën e plotë të golashënuesve mund të shikoni të gjithë autorët e 192 golave të deritanishëm. Interesant është fakti se deri më tani është shënuar vetëm një autogol, pikërisht nga Franc Ymeralilaj i Bylist në favor të Apolonisë.

ILIR CARA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"