Analiza e Luan Pinarit: Dinamos i duhet kohë, Tirana ka organikën më të mirë në Superiore. Ja pse është Partizani në krizë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2021 | 18:36

Analiza e Luan Pinarit: Dinamos i duhet kohë, Tirana ka organikën më të mirë në Superiore. Ja pse është Partizani në krizë

Luan Pinari është ndër të paktët futbollistë që ka pasur mundësinë të luajë për 3 ekipet e kryeqytetit, Dinamon, Partizanin dhe Tiranën. Ish-mbrojtësi nuk nguron t’i kujtojë me nostalgji vitet e kaluara në të 3 skuadrat, ku secila prej tyre ka specifikën e saj. Në një intervistë speciale për ‘’Sport News Plus’’ të moderatores Enxhi Biba, ish-mbrojtësi ka bërë një analizë për gjendjen aktuale të 3 ekipeve të kryeqytetit, ndërsa në fund nuk nguron të japë një vlerësim të veçantë për Superiores, pas mbylljes së fazës së parë.

bandicam 2021-11-25 17-36-50-483

Karriera: ”Përjetimet e para kanë qenë me Dinamon ku u shpallëm kampion mbas shumë vitesh. Dhe te Tirana u shpallëm kampion, kam kujtime të mira dhe pse ishte ambient më i vështirë se Dinamo. Te Psrtizani, kam dhe kujtime të këqija ku nuk arritëm të shpalleshim kampion në javën e fundit, por dhe këto kujtime kanë lënë mbresa. E kam pasur të vështire të ndryshoja fanellë, u rrita te Dinamo kalova karrierën. Erdhën shumë rrethana, jo me dëshire u largova, pata probleme me drejtuesit e klubit. Tirana ishte ekip i mbushur me yje dhe nuk i thoje dot ‘’jo’’. Ishte zgjedhje e mire për kohën, ishte e vështire të lëvizje, por tashmë çdo lojtar mund të luajë për çdo ekip në këto kohë.

Dinamo në elitë: ”E kam shprehur që në fillim që Dinamo është plus i madh për Superligën, për të shtuar derbet që i japin bukuri kampionatit. Dinamo ka bërë mire në mënyrën e organizimit që të bëhet klub, por nga ana sportive i duhet pak kohë të marrë rezultatet. Në Kupë kaloi në turin e tretë, në kampionat  ka kuptuar që duhet kohë të jetë pretendente, por duke pasur parasysh që ka ardhur nga kategoritë e tjetra beso se do t’i duet kohë për të bërë mirë. Janë shumë lojtarë të mbledhur, ka pasur problematika janë bazuar në 3-4 lojtarë. Nuk duhet të privohet nga mungesat e lojtarëve, mungesat apo dëmtimet. Mbushja e organikës është e domosdoshme për Dinamonn në merkaton e janarit”.

Tirana : ”Duke pare organiken dhe lojtarët që ka, është ndeshur me të gjitha skuadrat, dhe me Kukësin kishte mundësi të merrte rezultat pozitiv. Është mentaliteti i Tiranës, kërkon të fitojë gjithmonë, ndaj Kukësit mund të merrte barazim. Ka organike më të mire se skuadrat e tjera”.

Mungesa e ciklit në Superiore: ”Në fillim kanë bërë diçka të mire organizimin e klubit, fushat, akademia, ndërsa te ne kanë probleme. Tirana dhe Partizani i kanë prishur vetë ekipet që kanë dalë kampion. Duhet marrë shembull i Skënderbeut, ishte strukturë e nivelit europian dhe i pamë rezultatet. Duhet të jenë të duruar, të kenë plan 3 vjeçar, duhet të besojnë te të rinjtë, të shëtisin te gjithë të rinjtë. Lojtarët nga qytetet e tjera duan  të gjithë të vine në kryeqytet sepse është vitrine për ekipet në Europë dhe Kombëtaren”.

Pretendentët e tjerë: ”Te Vllaznia kishim pritshmëri të tjera, por te Teuta e prisnin me zhvillimet që pati në merkaton e verës. Iu larguan lojtarët kyç, por dhe Vllaznia që kishte stabilitet, bëri lëvizje në repartin e mbrojtjes ku nuk duhej. Ka afruar lojtarë cilësore, por s’ka gjetur stabilitetin e vjetshëm. Por këtë vit të gjithë po e marrin seriozisht Vllazninë, ndryshe nga vjet. Tetuta aty është, është afër po e penalizon që luan jashtë Durrësit”.

Partizani: ”Është fare e thjeshte, po të shikojmë statistikat janë pozitive, por të vetmen fitore e ka marrë ndaj Kastriotit duke luajtur si ‘’inferiorë’’. Kam biseduat me Dajën në emison live, duke i thënë që duhet të ndryshoje modulin e lojës për të marrë pike, pastaj të shikojë lojën e mirë. Moment jo i mire për Partizanin, sepse luan mire por s’ka rezultate. Kjo vjen nga lotjarët që ka, pasi nuk përshtaten me kërksat e objektivat e klubit, mosgërshetimi i lojtarëve të rinj me ata që janë në moshë”.

Ilir Daja: ”Atë që shikojmë nga jashtë, ka një ftohje mes Dajës dhe Olsi Ramës, ka ftohje nga mungesat e rezultateve, gjithmonë ka ndërmjet një trajneri dhe një drejtori sportiv. Por nuk jam i mendimit që trajneri të heqë dorë, por është ekip i ndërtuar nga vetë Daja. Kur trajneri arrin të kuptojë që ekipi nuk e ndjek, është e mira të largohet. Daja është i aftë në këtë aspekt, mendon se ekipin e ka pas vetes dhe kërkon të vazhdojë. Partizani nuk e ka të thjeshtë të gjerë trajner, pasi do trajneri nga elita. Është në zonën e kuqe dhe duhet të ndryshojë mentalitet pasi do të bëjë si në fazën e parë”.

Merkato e janarit: ”Në këto momente Shehi është i qetë, sepse është në vendin e pare dhe çdo lojtar do të dëshirojë të vijë te Tirana. Merkato e janarit e dime që është e varfër, me pikatore mund të lëvizin. Duhet të afrosh lojtarë që bëjnë diferencën, por janë të pakët, më të thjeshtë do ta ketë Tirana për të mbuluar boshllëqet, Dinamo dhe Partizani do ta kenë më të vështirë, pasi ka problem çështjen e mentalitetit”.

Vlerësimet pas fazës së pare: ”Mendoj se Shehi për qetësinë që ka duhet vlerësuar, kemi vuajtur periudhën të Partizani ku nuk dolëm kampion bashkë, por te Tirana ka gjithçka nën kontroll. Nga lojtarët, Totre më ka befasuar, është përshtatur mjaft mire, ka qenë premtim në Maqedoninë e Veriut, është rikthyer dhe po bën diferencën. Vlerësim maksimal për lojën që zhvillon është Kukësi, pamë sfidën me Tiranën, kërkonin t’i imponoheshin njëra-tjetrës . Ka element mjaft të mire, trajner që punon mjaft mire, me atë fitore ndaj Tiranës e ka hapur kampionatin dhe me rikthimin në stadiumin e ri shpresoj të luftojë për titull pasi e kam thënë që në fillim që Kukësi është pretendente, pasi të thuash për Tiranën është e thjeshtë”.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"