Analiza e Kristian Vierit/ Lodhje e gabime të Lukakut, Barça bën futboll me rezervat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 12, 2019 | 19:23

Analiza e Kristian Vierit/ Lodhje e gabime të Lukakut, Barça bën futboll me rezervat

Nga KRISTIAN VIERI 

VIERI

Nuk ka ndeshje të lehta në Ligën e Kampioneve, kështu që duhet të jesh gjithmonë i përqendruar nga fillimi në fund i këtij kompeticioni dhe të kërkosh t’i fitosh të gjitha. Barcelona në këtë ndeshje la në shtëpi shumë titullarë, por për Interin ishte gjithsesi një ndeshje shumë e vështirë për Interin. Lojën e pati nën kontroll Barcelona gjatë gjithë kohës, por eliminimi i zikaltërve është mëkat, sepse patën raste të shumta.

Edhe pse nuk bënë një ndeshje të mirë në të gjitha aspektet, kur krijon kaq shumë raste, atëherë duhet ta fitosh patjetër. Por duhet të kujtojmë që në skuadrën e Interit ka 2 muaj që luajnë gjithmonë të njëjtët lojtarë dhe nuk i rikuperojnë dot energjitë që shpërdorojnë nga një ndeshje në tjetrën.

bARCA FATI

Prej disa muajsh Interi po luan një ndeshje në tri ditë dhe duket lodhja. Ata që vuajnë më shumë në situata të tilla janë dy sulmuesit Lukaku dhe Lautaro. Nëse nuk je brilant dhe i çlodhur, është shumë e vështirë që të kesh kthjelltësi përpara portës. Kjo është diçka normale dhe e di kushdo që ka luajtur futboll një herë të vetme në jetë. Bënë atë që mund të bënin, edhe pse jo në mënyrë të shkëlqyer në aspektin e lojës.

Rastet i patën. Barcelona është nga ato skuadra që bën futboll edhe me ekipin e dytë apo rezervat. Ata të krijojnë shumë probleme dhe të bëjnë të humbasësh energji duke vrapuar. Por dua të theksoj edhe diçka tjetër për sa i takon arbitrit, pasi për mendimin tim ishte skandaloz. Lukaku dhe Lautaro u ndalën shpesh me faulle dhe në mënyrë të vazhdueshme, por qendërmbrojtësit e Barcelonës nuk u ndëshkuan kurrë me karton të verdhë. Duhet të ishin të tre me kartonë të verdhë pas 30 minutash dhe kanë bërë faulle në mënyrë sistematike.

Arbitri nuk e nxori kurrë nga xhepi kartonin e verdhë. Por le të rikthehemi edhe një herë tek aspekti sportiv. Interi tani do të luajë në Ligën e Europës, por nuk e di sa do të përqendrohen në këtë kompeticion. Unë jam i pari që nuk dua të flas për Europa Ligën, por zikaltrit duhet t’i fitojnë të gjitha ndeshjet. Ka zhgënjim të madh në këtë histori.

Skuadrat e mëdha duhet të fitojnë nga ndeshja në ndeshje, duhet të bëjmë rrotacion, por nuk e di sa do t’ia dalë Interi. Duhet edhe merkato për të qenë konkurrues. Të shohim se çfarë do të bëjnë drejtuesit, ndërsa do të rikthehen edhe Barela me Sensin, të cilët janë shumë të rëndësishëm. Azamoah gjithashtu po rikuperohet.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"